Buxhovi : Akuzuesit e mi
janë bashkëpunëtorët më ekstremë të UDB-së
Prishtinë, 22 janar 2014
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së me Adriatik
Kelmendin , letrari, publicisti, politikani Jusuf Buxhovi ka thënë se pikërisht
ata që e akuzojnë rreth vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka kanë
qenë bashkëpunëtorë, madje më ekstremistë
të UDB-së jugosllave.
Buxhovi nuk u pajtua me
mënyrën që zonja Donika Gërvalla paraqiti dyshimet për vrasjen para 32 vjetëve
në Gjermani të Jusuf e Bardhosh Gërvallës
dhe Kadri Zekës duke shtuar se nuk mund të manipulohet me emra , as me ata që zonja Gërvalla i përmend
të ekzistojnë në hetimet gjermane. Duke folur për këtë vrasje Buxhoi theksoi se në kohë ka pasur
shumë rivalitete politike ndërmjet shqiptarëve në emigracion dhe shtoi se
drejtësia gjermane për këtë vrasje ende nuk e ka akuzuar UDB-në.
Ditë më parë Hysen Gega,
nëpër disa portale e kishte akuzuar Jusuf Buxhovin ta kishte marrë në pyetje,
në lokale të policisë, bashkë me oficerë serbë të UDB-së për vëllazëri t
Gërvalla.
Buxhovi i hodhi kategorikisht poshtë këto akuza
duke i quajtur shpifje. Ai madje akuzuesit
e tij i quajti bashkëpunëtorët më besnikë të UDB-së . Këto akuza kanë filluar
pas daljes në skenë të LDK –së thënë Buxhovi dhe ka shtuar se qëllimi i akuzave
është njollosja e LDK –së dhe e
veprimtarëve të saj ndër të cilët e llogarit veten.
Jusuf Buxhovi foli edhe për LDK –në duke
thënë se me profilin e tashëm politik
ajo nuk është në gjendje të udhëheqë shtetin.
Ai i quajti disfatë rezultatet e LDK –së në zgjedhjet e fundit dhe e
akuzoi atë për disfatat në Prishtinë e në Prizren, ndërsa shtoi se po e
shfrytëzon për keq kultin e Rugovës duke mos
e ditur fare rugovizmin.
Për Ibrahim Rugovën Buxhovi i tha se e ka vendin në histori. Duke folur
për periudhën e tij, Buxhovi tregoi për etapat si ato të anëtarësimit të LPK-së
në LDK dhe shti se të gjitha zhvillimet në Kosovë e ashtë lidhur me të kanë
qenë të mbikëqyrura e të udhëhequra nga SHBA.
AAK –në Buxhovi e quajti parti jo të qytetëruar ndërsa fitues të radhës
në zgjedhje e cilësi AKR-në.
Kryeministrin e vendit Hashim Thaçi Buxhovi e cilësoi politikan të pajisur me despotizëm udhëheqës partiak. Ai , tha
Buxhovi, arriti dy marrëveshje me Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën nga të cilat
doli ai fitues. Duke folur për
Vetëvendosjen Buxhovi tha se tha
se është mirë që ajo të mos manipulojë shumë me bashkimin kombëtar.
Lidhur me zhvillimet në fe
dhe debatet rreth saj i ka tejkaluar
caqet e fesë. Buxhovi tha se feja po instrumentalizohet nga ata që
pretendojnë të kenë favore nga ajo dhe shtoi se identiteti kombëtar është
primar dhe jo ai fetar .
*******
*******
JUSUF BUXHOVI: NUK KAM QENË NË UDB, SIPAS BND’SË, HYSEN
GEGA ËSHTË TERRORIST DHE LPK ISHTE NË NDIKIM TË KGB’SË
Nga Express: 22 Janar 2014 21:08
Ish-gazetari Jusuf Buxhovi ka mohuar se ka qenë pjesë e
UDB’së në kohën sa ka raportuar prej Gjermanisë.
Sipas tij, akuzat e Hysen Gegës janë shpifje.
“Kjo është gënjeshtër. Është shpifje e tmerrshme”, ka
thënë Buxhovi në një intervistë televizive.
“S’ka dilemë se është terrorist e marksist leninistë”,
ka shtuar ai.
Buxhovi ka thënë se çdo i dyti shqiptarë në Gjermani ka
qenë pjesë e UDB’së.
Ai ka thënë se Hysen Gega dhe të tjetër janë pjesë e
grupeve terroriste, marksiste leniniste.
Fillimisht, në intervistë, Buxhovi ka thënë se kurrë se
ka takuar Gegën, ndërkohë më vonë, ka thënë se e ka takuar këtë njeri, pasi
ishte Sekretari i një dege të LDK’së.
Ndryshe, Hysen Gega ditë më parë ka treguar se Jusuf
Buxhovi ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Jugosllavisë (UDB), institucion
ky që ka maltretuar mijëra shqiptarë të Kosovës.
Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e
hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj.
“Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë
në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në
pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më
kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi”, deklaron Gega.
Jusuf Buxhovi: Vrasja e Jusuf Gërvallës lidhet edhe me
përplasjet e KGB’së dhe CIA’s në Gjermani
Jusuf Buxhovi, ish-gazetar dhe ish-themelues i LDK’së
ka folur për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.
Ai ka thënë se CIA e Amerikës dhe KGB’ja e Rusisë janë
përplasur në Gjermani dhe vrasja e tyre ka mundur të ketë edhe viktime e këtyre
përplasjeve.
“Ka ekzistuar një konfrontim i grupeve marksist
leniniste në Gjermani. Z. Gërvalla më shumë ka qenë viktime e këtyre
përvijimeve”, ka thënë ai.
“Ka pasur edhe mes
shqiptarëve. Këto janë të dhëna të gjermaneve, të BND’së”, ka shtuar ai.
Buxhovi ka thënë se
s’duhet ngutur të flasin për autorët e vrasjes së Jusuf Gërvallës pa e thënë
fjalën drejtësia.
“Shumë informata të
shërbimit informativ gjerman dhe shërbimeve tjera tregojnë se ka pasur një
luftë mes grupeve marksist leniniste”, ka thënë ai.
“Duket se vrasje ka
të bëjë edhe me këtë kompleksitet. Gjermania ka qenë poligon i gupeve marksist leniniste”, ka shtuar ai.
Buxhovi ka folur
edhe për Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila kishte themeluar Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës.
Prej vitit 1990
deri ne vitin 1993 Buxhovi ka thënë se edhe LPK’ja ishte bërë anëtare kolektive
e LDK’së.
“Për pranimin e LPK’së kanë insistuar amerikanët. Edhe
grupet marksist leniniste amerikanët kanë insistuar të futen në LDK”, ka thënë
ai.
“Në vitin 1993 hoqen dorën ato grupet në Zvicër e
Gjermani. Dikur themeluesit e LDK’së filluan t’i quajnë anëtar të UDB’së”, ka
shtuar ai.
Buxhovi ka thënë se amerikanët përpos me LDK’në kanë
bashkëpunuar edhe me lëvizjen ushtarake për ta quar përpara ndërtimin e shtetit
të Kosovës.
Sipas tij, LDK s’ka fituar në zgjedhjet e fundit pasi
ka pësuar fiasko në Prishtinë, në qendrën më të madhe të Kosovës.
“LDK s’ka mundur të fitoj as Prizrenin e Gjakovën”, ka
shtuar ai.
Sipas tij, LDK s’mund të jetë alternativë pasi ka shumë
probleme të mëdha të brendshme.
”LDK nuk e ka profilin e një parti për të udhëhequr
Shtetin. Sa e shoh ka shumë pak dallim prej PDK’së e LDK’së në shumë segmente
të jetës”, ka shtuar ai.
Buxhovi ka thënë se Lideri i PDK’së ka sjellje prej
despoti.
“Hashim Thaçi ka sjellje despotike”, ka shtuar ai.
Për Vetëvendosje, Buxhovi ka thënë se është duke
manipuluar me qytetarët e Kosovës duke përdor parulla kundër shtetit të
Kosovës.
Haradinajn dhe AAK’në e ka quajtur parti jo të
qytetëruar.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen