Buxhovi shpif sërish
Lulëzim Etemaj
Më 22 janar 2014, Jusuf
Buxhovi ishte mysafir i Adriatik Kelmendit në “Rubikon” të KTV-së. Ndër temat
tjera, vend i theksuar iu dha edhe vrasjes së tre prej krerëve kryesorë të
Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh
Gërvalla e Kadri Zeka, të kryer nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në
Untergrupenbach të Gjermanisë.
Siç bëri atë kohë
“Rilindja”, që lajmin e vet e kishte bazuar në agjencinë jugosllave të lajmeve
“Tanjug”, edhe sonte Buxhovi e cilësoi këtë vrasje, jo si vepër të UDB-së, por
si qërim hesapesh mes shqiptarëve. Dhe përderisa në njërën anë thoshte se si
historian nuk mund të pohonte se UDB-ja ka kryer këtë vrasje, në anën tjetër,
në të njëjtën kohë, harronte për t’u thirrur në titullin e historianit, dhe pa
sjell kurrfarë argumentesh për këtë vrasje akuzonte shqiptarët. Akuzonte
shqiptarët e “organizuar në grupe marksiste-leniniste”, të cilët thotë se ishin
në lidhje të drejtpërdrejta me shërbimin sekret rus KGB. Të lidhur me Rusinë
thotë Buxhovi, sepse e di mirë se sa shumë e urrejnë Rusinë shqiptarët.
Jusuf Buxhovi, njëri nga
ish-themeluesit e LDK-së, e di shumë mirë se grupe të tilla kanë qenë të
lidhura me Shqipërinë. O me Shqipërinë o me Beogradin, atë kohë zgjidhje tjetër
nuk kishte. Prandaj, pse jo, patriotët kokën dhe sytë i kishin kah Shqipëria.
Dhe pikërisht një pjesë e këtyre patriotëve, që Jusuf Buxhovi iu vë lloj-lloj
etiketash, të organizuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), themeluan dhe
drejtuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe luftën e saj çlirimtare, të
mbështetur e përkrahur fuqishëm nga shqiptarët e Kosovës si dhe mbarë Kombi
shqiptar.
Jo, rastësisht, Buxhovi
harron fare këtë fakt. E historia qëndron kur për mbështetje të saj ka faktet.
Deklaratat e sotme të
Jusuf Buxhovit, akuzat e tij ndaj organizatave dhe grupeve ilegale që për
qëllim final të përpjekjeve të tyre politike, përpjekje që në të shumtën e
rasteve pjesëtarëve të tyre u kushtuan deri me dhjetëra vite burgje politike
apo dhe likuidime fizike, se ç’më kthyen prapa në vitin 1990, në kohën e
fushatës së njëjtë të ndjekjes nga ana e propagandës së LDK-së, të bërë përmes
“Bujk”-ut e medieve tjera të kontrolluara nga kjo parti, kundër ish të
burgosurve politik të porsaliruar nga burgjet e rënda anekënd ish-Jugosllavisë.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen