Donika Gërvalla: UDB-a e
Maqedonisë e ka spiunuar Jusuf Gërvallën
“Maqedonia ka luajtur rol
të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të
frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai
im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar
shkaqet sqë sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe
bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin
aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri ZekësShërbimi
sekret i Republikës Socialiste të Maqedonisë, gjegjësisht UDB-a maqedonase, ka
luajtur rol aktiv në spiunimin e aktivitetit atdhetar të veprimtarit të njohur
shqiptar, Jusuf Gërvalla. Këtë në një deklaratë ekskluzive përmes telefonit për
gazetën “Lajm” e thotë vajza e Jusufit, Donika Gërvalla.
“Maqedonia ka luajtur rol
të rëndësishëm në survejimin e veprimtarisë së babit. Me siguri kanë qenë të
frikësuar nga aktiviteti i tij, sepse nëna ime është nga Shkupi, unë dhe vëllai
im i vogël jemi të lindur në Shkup”, thotë Donika Gërvalla, duke numëruar
shkaqet që sipas asaj kanë mundur të jenë motivi pse UDB-a maqedonase dhe
bashkëpunëtorët e saj kanë qenë aq shumë të interesuar të përcjellin
aktivitetet e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Jusuf Gërvalla, së bashku
me vëllain e tij Bardhoshin dhe aktivistin tjetër Kadri Zeka, u vranë mizorisht
më 17 janar të vitit 1982, në Untergruppenbach të Shtutgartit në Gjermani.
Por parashtrohet pyetja se
cila ka qenë forma se survejimit të Jusuf Gërvallës nga ana e shërbimeve të
RSM-së? Mos ndoshta këtë e kanë bërë përmes bashkëpunëtorëve shqiptarë të
rekrutuar në Maqedoni, e që pastaj i kanë dërguar në mesin e emigracionit
shqiptar?
“Unë mendoj se vrasjen e
babit dhe bashkëveprimtarëve të tij e kanë bërë ekipe të UDB-së nga Beogradi.
Dihet se ato kanë qenë 3-4 ekipe dhe aty nuk ka pasur shqiptarë. Mirëpo mendoj
se ka pasur shqiptarë që kanë survejuar aktivitetin dhe lëvizjen e babit tim,
axhës Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e më pas ato informacione ua kanë dhënë
udbashëve. Babai im është shoqëruar me shqiptarë dhe ata e kanë ditur se ku
lëvizë dhe kur lëvizë. Kjo është e tëra që mund ta them për momentin për
opinionin shqiptar në Maqedoni. Nuk mund të them diçka më tepër sepse bëhet
fjalë për material voluminoz të prokurorisë gjermane, që përmban disa mijëra faqe”,
theksoi Donika për “Lajm”. Ajo shton se prokuroria gjermane me shpejtësi të
kënaqshme është duke e proceduar rastin, por meqë bëhet fjalë për lëndë
voluminoze nuk mund të bëjë ndonjë parashikim se kur mund të mbyllet ky rast.
”Besoj se zhvillimet pozitive në Kroaci me arrestimin e disa udbashëve do të
ndihmojnë që edhe rasti i babait tim të ndriçohet sa më shpejtë. Lënda ka
kaluar nga Prokuroria lokale gjermane, në prokurorinë federale. Nuk mund të
them nëse rasti do të smbyllet pas gjashtë muajve apo pas pesë viteve, por për
ne është me rëndësi që një ditë e vërteta të del në dritë”, shton vajza e Jusuf
Gërvallës, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të dalin në shesh edhe emrat e
atentatorëve direkt por edhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së të implikuar
në likuidimin e babait të saj dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Ajo shkarkoi reagime të
shumta në opinionin kosovar javën e kaluar, pas një interviste në emisionin
“Rubikon” në “Kohavizion”, ku deklaroi se në dosjen e hetimeve përkitazi me
atentatin e para 32 viteve në Gjermani, ka edhe emra të Qeverisë aktuale.
Vrasja e vëllezërve
Gërvalla dhe Kadri Zekës është aktualizuar kohëve të fundit me shumë akuza dhe
kundërakuza që janë aktualizuar nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes
Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi. Ky i fundit, përmes një libri dhe
disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për këtë vrasje të trefishtë
drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Kundër Riza
Salihut është deklaruar edhe Hysen Gega, ish i burgosur politik, i cili thotë
se Salihu ka agjituar kundër Gërvallajve. Ai madje ka thënë se Salihu i kishte
ofruar revolen që të vriste Jusuf Gërvallën.
Atentati në Shtutgart
është një enigmë që për kohë të gjatë është pjesë e debateve. Se gisht në këtë
vrasje mund të kishte ndonjë shqiptar, dyshime ka patur edhe i ndjeri Jusuf
Gërvalla, për të cilin thuhet se në spital, në prag të vdekjes kishte thënë: “Nëse
vrasësi është shqiptar, mos u zbuloftë kurrë”.
“Emrat e zyrtarëve të
Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes”, ka thënë Donika, duke shtuar se
vrasja është kryer nga profesionistët e UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror
i ish-Jugosllavisë).
Në këtë intervistë Donika
Gërvalla ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës që e ka sjell Kosovën në nivelin
e shteteve afrikane.
“Qeveria e Kosovës i ka
dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika, që jeton në Gjermani.
“Qeveria që udhëheq Kosovën është partner i papranueshëm për BE-në. Qeveria
gjermane është e zhgënjyer. Gjermania nuk ka lëshuar pe ndaj Serbisë, por të
jeni të qartë se gjermanët nuk do të lëshojnë pe as ndaj korrupsionit e krimit
në Kosovë”.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen