Gazetari kroat: UDB-ja nuk gjente shqiptarë për të vrarë
Shqiptarë
Koha Ditore 02.01.2014
Zagreb, 2 janar -
Serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i
vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë
gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e
kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi.Gazetari kroat, Peratovic i cili për
një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi,
ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi
Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike, shkruan Telegrafi.
Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer
vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin
kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”.
“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB
nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare", ka thënë
Peratovic per "Blic"
Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë
ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB-së në Kroaci sot gjatë
ditës.
Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i
përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani
dhe Enver Hadrit në Belgjikë.
Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e
Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003,
si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin
organizatorë të këtyre akteve.
Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte
angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko
Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje
Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic,
dhe Darko Asanin.
Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit
atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen