Haradinaj
bëri homazhe te varret e vëllezërve Gërvalla
Pejë, 17 janar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
(AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka bërë të premten homazhe te varret
e heronjve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe te varri i nënës Ajshe
Gërvalla, në Dubovik, në 32-vjetorin e rënies së vëllezërve Gërvalla dhe të
Kadri Zekës.Me këtë rast, Haradinaj ka deklaruar se vepra dhe rënia e Jusuf e
Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, ishte frymëzim i përhershëm i të gjitha
lëvizjeve dhe punës së brezave të tjerë drejt lirisë, pavarësisë dhe bërjes së
shtetit të Kosovës, njofton telegrafi.
“Ne sot e kujtojmë me
respekt veprën e tyre, ashtu siç do ta mbajmë përherë të kthjelltë kurajon dhe
mbështetjen që në ditët e vështira të luftës, por edhe pas saj, në vazhdimësi,
na e kishte dhënë nëna e heronjve, Nëna Ajshe”, ka thënë kryetari Haradinaj.
“Puna jonë, e shokëve dhe
bashkëveprimtarëve tanë, e atyre që ranë dhe e të tjerëve si dhe krejt ajo që
bëmë më vonë për lirinë dhe shtetin tonë, ishte projekti dhe vizioni i këtyre
heronjve”, është shprehur Haradinaj.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen