IBRAHIM KELMENDI: JUSUF BUXHOVI FOLI
NË ROLIN E SPIUNIT TË UDB’SË, SHPIFI EDHE PËR LPK’NË
Njeri prej themeluesve të
Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi i është përgjigjur Jusuf
Buxhovit, i cili tha se LPK është mbështetur nga Shërbimi Intelegjent i Rusisë
i njohur si KGB.
Kelmendi ka thënë se Jusuf
Buxhovi ka folur tamam në rolin e spiunit të UDB’së dhe se po gënjen kur po e
lidh LPK’në me KGB’në.
“Është shpifje ordinere,
që i ngjanë shpifjes që pat bërë Dollanci në prill të vitit 1991, para
gazetarëve të huaj, kur tha demonstrata në Kosovë i ka organizuar KGB-ja”, ka
thënë Kelmendi, për Express.
Sipas Kelmendit, Jusuf
Buxhovi në intervistën televizive tentonte t’i ikte pyetjes në lidhje me
intervistimin që iu kishte bërë Hysen Gegës e Jusuf Gërvallës.
“Jusuf Buxhovi vetëm
belbëzojë, mjegullojë. Përgjigjet dezinformuese u ngjanin fragmenteve të
propagandës dhe dezinformimeve, rrjedhimisht të luftës speciale, që zhvillonin
shërbimet jugo-sllave. Ai foli për organizata e grupe marksiste-leniniste,
staliniste, terroriste, të shqiptarëve në Gjermani, i quajti klubet e
shqiptarëve e bordele, sepse donte t’u ikte përgjigjeve konkrete, lidhur me
informimin e Hysen Gegës, se Jusufi e kishte marrë në pyetje në shoqërim të
hetuesve në burgun e Prishtinës”, ka shtuar Kelmendi.
Kelmendi ka folur edhe për
grupet, të cilat Buxhovi i quajti marksist leniniste dhe terroriste.
“Në insistimin e
intervistuesit, ai saktësoi se paskëshin ekzistuar katër grupe e organizata.
Dezinformimet e shpifjet e tij i mbështeste gjoja në raportet e BND-së
(Shërbimit intelegjent të Gjermanisë). Ato raporte kanë qenë publike
dhe ky kot i shpërdoronte. Për kohën që flitej, deri kur kanë ndodhur vrasjet
ndaj Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, në Gjermani kanë ekzistuar vetëm
Fronti i Kuq Popullor dhe Grupi Komunist “Zëri i Kosovës”. Bile Grupi Komunist
e ka mbyll veprimtarënë, rrjedhimisht është shpërnda nga fundi i vitit 1980”,
ka shtuar ai.
Sipas tij, programi i
Frontit nuk ka qenë marksist-leniniste, meqë përmbante përcaktimin: Fronti
është Organizatë nacional-çlirimtare, në të cilën marrin pjesë të gjithë
shqiptarët, pavarësisht bindjeve ideopolitike dhe besimeve fetare.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen