Ibrahim Kelmendi: z. Gjini kërkoni falje Donikës


17.01.2014
Zotëri Gjini, patjetër ndjejë më shumë se sa vetëm obligim qytetar për të ju informuar se Zonja Donika Gërvalla në momentin kur na ndodhi tragjedia cfilitëse, ishte Vajzë rreth 10-vjeçare, me edukatë dhe mirësjellje vërtet të mrekullueshme; brenda 5-6 muajve e ka mësuar gjuhën gjermane në ato përmasa, sa të flitej në shkollë për një dhunti prej gjenie, ndërsa në fund të vitit është shpall nxënësja më e mirë. Gjatë ceremonisë mortore ka shfaqje paraqitje hyjnore, duke mrekulluar secilin pjesëmarrës në atë mort të rëndë.

Një si tjetërsim dhe disa lajthitje të saja në Tiranë dhe pastaj, sidomos karshi meje, duhet të kenë qenë pasojë e luftës speciale të UDB-së, mjeshtërisht e orkestruar. Fushatën diskredituese dhe denigruese që ka përhap kundër meje e kam përballuar duke qenë i bindur se ajo ishte viktimë e luftës speciale të UDB-së, në njërën anë, dhe e pazotësisë së bashkëveprimtarëve të Jusufit për t’u siguruar fëmijëve të Tij rrojtje e mbrojtje më të dinjitetshme.

Duke u bazuar në respektin dhe konsideratën e lartë që kam për Ju, Zotëri Gjini, do të ju lutesha të kërkoni falje publike, sepse ky diskreditim që i keni bërë Heroit Jusuf Gërvalla me ka hidhëruar deri në palcë, sepse e vërteta ka qenë siç e shpjegova më lartë.

Gjithashtu për Zonjën Gërvalla më vjen keq që ka bërë sulme vulgare diskredituese dhe dinigruese ndaj Zotëri Ramush Haradinajt, sepse i ka kapërcyer brutalisht normat demokratike të luftës partiake për pushtet.

Uroj që Zotëri Haradinaj, Komandant i shquar i Luftës Çlirimtare të UÇK-së, të përballoj me urtësi këto sulme kaq të rënda, për hir të respektit të madh ndaj Heroit Jusuf Gërvalla.


Paraprakisht ju falënderoj për mirëkuptim.

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?