Prishtinë, 15 janar
Donika Gërvalla: Qeveritarë të Kosovës në dosjet
gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës...
Donika Gërvalla, vajza e Jusuf
Gërvallës, në emisionin Rubikon të KTV-së me Adriatik Kelmendin ka folur rreth
vrasjes së babait, xhaxhait të vet Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, për
situatën politike në Kosovë dhe për çështje të tjera.
Duke folur për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe
të Kadri Zekës më 17 janar 1982, Donika Gërvalla ka thënë se Qeveria gjermane
po vazhdon hetimet për këtë vrasje. Duke folur rreth këtyre hetimeve në
Gjermani, Donika ka theksuar se në dosjen e hetimeve gjermane ka edhe emra të
pjesëtarëve të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës.
Ajo e ka cilësuar këtë Qeveri me reputacion shumë të
ulët në Gjermani dhe ka theksuar se shumë pjesëtarë të saj nuk janë ftuar të
vizojnë këtë vend.
Duke e akuzuar Qeverinë për rrënim të ekonomisë së
vendit, ajo e ka krahasuar Kosovën me vende afrikane.
Për bisedimet Kosovë – Serbi ajo ka thënë se kjo Qeveri
e ka shitur një pjesë të Kosovës duke theksuar se Kosova është dashur të
bisedojë më pak me Beogradin e më shumë me
veriun. Ajo po ashtu ka shfaqur frikën se edhe komunat serbe të krijuara
në jug, pas zgjedhjeve lokale, mund t’i nxjerrin probleme të tjera pushtetit
qendror.
Një pjesë të bisedës Donika Gërvalla ia kushtoi edhe
LDK –së dhe “egoizmave”, siç i quajti, ajo, deklarimet e Fatmir Sejdiut dhe të
Isa Mustafës. Nga këto “egoizma” Donika Gërvalla e ka shquar më shumë “egoizmin
e fortë”, e ka quajtur ajo, atë të Sejdiut, të ciline ka quajtur Adem Demaçi i
LDK –së. Ajo ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat dëshiron t’i
fitojë LDK, ka thënë se në krye të LDK –së nuk duhet të jenë as Isa Mustafa e
as Fatmir Sejdiu.
“Duhet të ikën lëvizja statike e LDK- së“, ka thënë
Gërvalla.
E bija e patriotit Jusuf Gërvalla ka folur edhe për
udhëheqjen e re të Prishtinës dhe në këtë plan ajo nuk është pajtuar me disa
hapa të Shpend Ahmetit, sidomos ata karshi simboleve të Kosovës dhe trajtimit
që ai i bën disa personaliteteve të saj (ish – presidentit Rugova, për
shembull). Donika Gërvalla e ka kundërshtuar edhe “ideologjinë” e Albin Kurti,
e cila, ka thënë ajo, ia kujton fjalimet e dikurshme ideologjike në Shqipëri
ndërsa nuk tha fjalë të mira as për partitë, e vogla, i quajti ajo, AAK-në dhe
AKR-në, Ramush Haradinajn e Begjet Pacollin.
Donika Gervalla, në këtë bisedë nuk pa sukses në luftën
kundër krimit e korrupsionit as nga Qeveria e as nga Presidenca e edhe misionin
e ELUEX-it e quajti të dështuar pasi nuk shënoi ndonjë rezultat në ruajtjen dhe
sundimin e ligjit.
Video: Kliko: Donika Gërvalla - Rubikon - Kohavision
Video: Kliko: Donika Gërvalla - Rubikon - Kohavision

Kommentare
Kommentar veröffentlichen