SALIH KABASHI: ZONJA
SCHWARTZ DHE SINDROMI I BACIT
Paris, 16. 01. 2014
Është e kotë të merresh me diçka që është fund e krye spekulim, por nuk është e
pavlefshme të thuhet se zonja Gërvalla-Schwartz ka hedhur një koncentrat
gënjeshtrash me të cilat një kohë të gjatë do të ushqehet opinioni ynë i etshëm
dhe i djegur për të dëgjuar veç rrena. Bash pse ishte vajzë, dhe jo vajzë e
kujdo, asaj i nevojitej shumë më shumë sojni. Ajo foli krejt si ka folur Baci:
mendjemadhësisht e trimërishto-budallakisht.
Një negativizëm absurd, një prepotencë qesharake,
përgjithësisht fjalë të pamatura e të pashije..., këto, për mua, janë të
veçantat e një interviste të qytetares gjermane me prejardhje
shqiptare-kosovare-maqedonase, Donika Gërvalla Schwartz, dhënë një televizioni
në Kosovë, të cilën nuk e kam shikuar por e kam lexuar.
More, aman, si nuk kishte përmendur kend për të mirë në
krejt tundjeshkundjen e saj! Së paku shumë aktivistëve në Gjermani, Zvicër e
kahdo nëpër Evropë ajo iu ka borxh së paku falënderimin për pritjen,
përkrahjen, mbështetjen e rritën e saj.
Le të mos ta falënderojë Enver Hoxhën që Gërvallajt e
Jusufit i mbajti familjarisht në pëllëmbë të dorës. Dhe që edhe Jusufin, edhe
pas vdekjes, e mbajti gjallë po ai regjim...
Ajo thotë se në dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës gjenden
emra të qeverisë së sotme të Kosovës... Po disa nga këta qeveritarë kur ka
ndodhur vrasja mund të kenë qenë ende me pelena, moj zonjë!
(Në mos pastë pasur në mend nënë Suzanën, e cila ende punon
në njërën nga ministritë. Dhe është e natyrshme se ajo me emrin e saj gjendet
në të gjitha dosjet mbi atentatin, natyrishtëe qartë: jo si e dyshuar..., por
se, thjeshtë, ishte bashkëshortja e Jusuf Gërvallës.).
Është e kotë të merresh me diçka që është fund e krye
spekulim, por nuk është e pavlefshme të thuhet se zonja Gërvalla-Schwartz ka
hedhur një koncentrat gënjeshtrash me të cilat një kohë të gjatë do të ushqehet
opinioni ynë i etshëm dhe i djegur për të dëgjuar veç rrena.
Bash pse ishte vajzë, dhe jo vajzë e kujdo, asaj i nevojitej
shumë më shumë sojni. Ajo foli krejt si ka folur Baci: mendjemadhësisht e
trimërishto-budallakisht.
Më e tmerrshmja dhe më e dhimbshmja në krejt këtë mesele
është se zonja Gërvalla-Schwartz, pos në vetërrënimin e saj, po bëhet edhe vetë
(!!!!) e dyshuar për vrasje të tre heronjve. Kështu ajo e Baci dyshimet mbi
vrasjen i shtrinë në më shumë se gjysmën e Kosovës.

Kommentare
Kommentar veröffentlichen