Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e
vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Zëri i Kosovës 17.01.2014
Më 15. 01. 2014, në emisionin
"Rubikon" të KTV'së, Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para
32 vitesh në Untergruppenbach të Gjermanisë, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe
bashkëveprimtarin Kadri Zeka, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e
Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka edhe emra të Qeverisë aktuale të Kosovës.
"Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore,
dhe përmenden në këto dosje”, - ka thënë Donika Gërvalla në "Rubikon"
të KTV’së. Donika ka theksuar se Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën i
ka vrarë UDB'a. "Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga
struktura të UDB’së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane
duhet t’i lihet t’i zbardh faktet” - ka thënë ajo.
Ndonëse Donika Gërvalla nuk ka përmendur emra të zyrtarëve
të Qeverisë së Kosovës që janë pjesë e dosjes hetimore, një burim që dëshiron
të mbetet anonim, ka thënë se, në dosjen e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe
Kadri Zeka, është i përfshirë Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli, ditën e vrasjes (më 17 Janar 1982) ka qenë
në Tiranë, ndërkohë që vetura e tij, të cilën z.Pacolli e kishte deklaruar se
ja kanë vjedhur, dyshohet se është përdorur gjatë kohës së vrasjes.

Behgjet Pacolli njihet si njëri nga biznesmenët më të fortë,
me firmën "Mabetex - Project Engineering", me seli në Lugano të
Zvicrrës. Ai në mars 2006 themelon "Aleancën Kosova e Re - AKR", të
cilën fillimisht e ka cilësuar si organizatë biznesore, por me kalimin e kohës
e shndërron në parti politike, edhe pse shumë herë ka deklaruar se nuk dëshiron
të merret me politik. Sidoqoftë ky biznesmen i njohur, më 4 janar 2006
(pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me
ndëmjetësimin e Ahtisarit, për statusin e Kosovës) zhvillon një intervistë të
gjatë (prej 8 faqesh) në gazetën serbe "Nedeljni Telegraf" me titull:
"Sudbina regiona je u rukama Beograda: KOSOVO NE MOZHE BEZ SRBIJE - Fati i
rajonit është në duar të Beogradit: KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË". Në këtë
intervistë të gjatë, kjo gazetë për herë të parë publikon edhe shumë fotografi
të z.Behgjet Pacolli, dhe në mesin e tyre publikon një fotografi me Mercedesin
e tij (1980) dhe një foto, të dalur në vitin 1981 në Restorant "Dora"
në Prishtinë, me UDB'ashin Selim Brosha, emri i të cilit shpeshherë është
përmendur si njëri i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Madje edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë, një
dëshmitar i mbrojtur (ish'UDB'ash shqiptar) me Kodin K-6, në seancën gjyqësore
të datës 10 qershor 2002 ka pranuar se në vrasjen vëllezërve Jusuf e Bardhosh
Gërvalla është përfshirë edhe punëtori i shërbimit sekret, Selim Brosha.
 |
|
Prishtinë, 1981 - Restorant `DORA`: UDB'ashi Selim BROSHA (i pari nga e majta) duke ngrënë e pirë me bisnesmenin Behgjet PACOLLI (në mes) - aktualisht zv.kryministër në qeverinë e Kosovës! ( UDB-ashi Selim Brosha gjatë viteve të 70'ta dhe 80'ta ka rrahur e gjymtuar mijëra atdhetarë, të cilët u dergjën burgjeve të ish'jugosllavisë!!!). Fotografia lartë: Behgjet Pacolli me mercedes.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen