Emin Fazlija: Në krye të LPK-së ishte spiuni
“I.K.Sijalica”
Nga Xhafer LECI: Flet eksluzivisht për Botapress (07.02.2014), Emin
Fazlija apo Emil Kastrioti!
Xh.Leci: Baci
Emin, luteni të prezantoheni për opinionin dhe të na flisni pak për biografinë
dhe veprimtarinë Tuaj.
E.Fazlija: Jam i lindur më 24 shtator 1937, në fshatin
Vidishiq të Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës, nga prindërit: Haradin dhe
Mihane Fazlja-Murtezi i martuar,babai i dy fëmijëve të rritur. Jetoj në
Gjermani prej vitit 1970, ish i burgosur politik, i pensionuar në moshën e
pleqërisë, 65 vjeçare
Xh.Leci: Kush është Emil Kastrioti?
E.Fazlija:
Me humor, nuk e njoh fare dhe nuk e di a ekziston ky emër apo jo?
Xh.Leci: Si nuk e njihni?!… Kur dihet se Ju jeni
nënshkruar me këtë emër mëse 30 vjet ?
E.Fazlija:
Emil Kastrioti është emër i trilluar, pseudonim, të cilin e kam përdorë gjatë
gjithë kohës të veprimtarisë time ilegale, kundër Jugosllavisë artificiale, e
përbërë nga shumë popuj, por pa vullnetin e shqiptarëve.
Xh.Leci: A keni përdorë edhe ndonjë pseudonim tjetër
gjatë veprimtarisë suaj politike-atdhetare ?
E.Fazlija:
Po, kam përdorë pseudonimet: Zekë Kosova, Arben Kosova, Bareli,Maleta dhe
Rruka. Këta dy te fundit i kam përdorë gjatë viteve 1995-1998, derisa kam
vepruar në kuadrin e Këshillit Kombëtar Ushtarak të Republikës së Kosovës, me
seli ne Bonn të Gjermanisë, ku kryetar i këtij Këshilli ka qenë prof.dr.Mujë
Rugova. Ndërsa anëtarë të Këshillit kanë qenë ish-ushtarkë të karrierës nga
ish-Jugosllavija, në krye me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës,
Kolonel Ahmet Krasniqi, me përjashtim që unë isha civil, i degraduar nga Gjyqi
i Lartë Ushtarak i ish-APJ-së më 1961, si Nëntoger-rezervist i APJ-së, pasi që
Gjyqi Ushtarak i Zagrebit më dënoi me 8 vjet burg të rëndë, “për veprimtari
armiqësore kundër shtetit dhe popujve jugosllavë”, nga Neni 117 alineja 1 e LP
në lidhje me Nenin 100 e 101 të të njëjtit kod penal. Në Këshillin e
lartpërmendur ushtarak të Kosovës, kam krye detyrën e drejtorit të Shërbimit
informativ.
Xh.Leci: Kur dhe me kënd keni filluar veprimtarinë
tuaj politike?
E.Fazlija: Aktiviteti im „politik“, nëse mund ta
quajmë ashtu, daton nga 6 gusht 1952, kur unë, bashkë me disa moshatarë, u
betuam në Flamurin Kombëtar dhe në Zot, se do të punojmë për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e
tyre shtetit Amë – Shqipërisë. Është fjala për ditën kur u themelua Organizata
e Parë e Rinisë nacionaliste shqiptare në Kosovë, kundra komunizmit sllav. Pra
është data e themelimit të „VOTRËS KOSOVARE NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”,si
vazhdimësi e LNDSH të „Besës Kombëtare“ të prof. Ymer Berishës.
Xh.Leci: Kur keni filluar ta botoni numrin e parë të
Revistës “Besa Shqiptare?
E.Fazlija: Revistën „BESA SHQIPTARE” e kam botuar më
28 Nëntor 1972 – numrin e parë
Xh.Leci: Cila është demonstarta e parë që Ju keni
organizuar në Perëndim?
E.Fazlija: Demonstrata e parë që ka organizuar
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare është ajo e 10 qershorit 1978, në
Shtutgart të Gjermanisë, për nder të 100-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të
Prizrenit.
Xh.Leci: A mund të na thoni disa emra nga
nacionalistët antikomunistë të regjimit të Mbretit Ahmet Zogu, etj., me të
cilët ju keni mbajtë lidhje, korespodencë…?
E.Fazlija: Kanë qenë disa prej tyre si dr.Fuad Myftija,
Isuf Begeja e disa të tjerë, emrat e të cilëve, momentalisht, nuk më kujtohen,
por në Arkivin e BKDSH gjindet regjistri me emrat dhe adresat e tyre, si dhe
një mori letrash të shkëmbyer me ta – letrat e tyre në origjinal dhe kopjet e
përgjigjeve të mija.
Xh.Leci: Si ka qenë bashkëpunimi i Besëlidhjes me
organizata tjera, qofshin ato majtiste apo djathtiste, si me LPK-në, me Enver
Hadrin…?
E.Fazlija: BKDSH ka tentuar të bashkëpunojë me tërë
mërgatën shqiptare, pa marrë parasysh orientimet e tyre, djathtiste apo
majtiste. Por, me LPK-në nuk kemi mundur të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse,
mjerisht, në kryesinë e saj ishte futur spiuni më i rrezikshëm jugosllav me
nofkën “Sijalica”, i cili në mbledhjet e kryesisë ka kundërshtuar fuqishëm çdo
bashkëpunim dhe afrim me BKDSH-ën, sepse ajo qenka, sipas fjalëve të tija, që
m`i kanë vërtetuar disa pjestarë të asaj kryesie,
“fashiste”,”balliste”,”reaksionare” dhe se BKDSH-ën po e udhëhiqka një “udbash”
i rrezikshëm. Kurse me partitë djathtise kemi pasë relata shumë të mira, si me
“Ballin Kombëtar,”Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, me “Lidhjen
Kosovare”, “Lidhjen e Prizrenit”, “Bashkimin Demokrat Shqiptar”, “Heroizma
Shqiptare”, më “Lidhjen Çame” dhe me “Rininë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”
më Bllokun Kombëtar Indipendent etj. Më Enver Hadrin kemi provuar të bashkëpunojmë, ishim shumë afër për
një bashkëpunim, përmes të cilit
bashkarisht do mund të punonim më shumë, për forcimin dhe
ndërkombëtarizimin e çështjes tonë kombëtare…
Më 26 nëntor 1977 Enver Hadrit i kemi dërguar një
ftesë-telegram, për pjesëmarrje në Kongresin tonë të parë, i cili qe mbajtur në
Donzdorf, afër Göppingen-it, ku i kishim rezervuar fjetjen për 5 anëtarë të
tij, siç pat kërkuar ai vet përmes një bisede telefonike, një javë para se të
fillonte punimet kongresi ynë.
Pak para mbajtjes së Kongersit, E.Hadri, përmes një
telegrami, na njoftoi se nuk vjen. Asnjëherë nuk e kemi pyetur, edhe sot nuk e
dimë arsyen e mos ardhjes të Tij.
Vehbi Ibrahimi, edhe pas mosardhjes së premtuar të
Enver Hadrit në Kongresin e parë të Besëlidhjes, është shoqëruar me E.Hadrin
Telegrami i tij ruhet ne Arkivin tonë të BKDSH-së si
dhe disa letra të tij, që unë, si kryetar i Beslidhjes, kam shkëmbyer me atë.
Xh.Leci: A ua ka vjedhur posten-letrat ndonjëherë
ndokush, siç ka ndodhur me letrat e Jusuf Gërvallës etj.?
E.Fazlija: Po, fatkeqsisht ka ndodhur edhe kjo. Njëfarë
“marksisti” i krisur kishte mbledhur adresat e 10 të “dyshuarve” dhe i kishte
plotësuar kartelat për Postën kryesore ku, p.sh. për mua shkruantë:” Prej datës
1.9.1980 e deri më 20.9.1980 e tërë posta çka vjen ne adresen time, qoft Emin
Fazlija apo Emil Kastrioti, letra, paketa, çeka me të holla, mos m`i sillni as
në adresë të Postfahut e as në adresë të banimit, por gjitha të dërgohen në
“Postllager” të Stuttgartit Nr. … ( ishte numri i koduar i asaj poste), ndërsa
unë pritsha disa dokumenta nga Kopenhageni i Danimarkës, që një mik mi kishte
dërguar me postë të porositur.`Ato ditë isha i sëmurë nga kraharoret dhe nuk
mundësha t’a ngisja makinën, por çdo ditë e dërgoja vajzën time të vogël me
bicikletë në postën e Donzdorf-it, por gjithnjë kthehej me duarthatë.
Një ditë më telefonoi miku nga Danimarka dhe ishte
shumë i shqetësuar se qysh akoma nuk erdhi letra e tij, ku rëndom për dy ditë
vinte posta te unë nga Danimarka,Belgjika dhe Suedia. E dërgoj prap vajzën dhe
i thëm që nuk ka nevojë ta hapë postfahun, se e kishte hapur para 20 minutash.
Por, hynë te shalteri dhe pyete nënpunsen e postës dhe thuaj se babi po e pret
një letër që 10 ditë nga Danimarka e nuk erdhi. Vajza shkon dhe ja thotë këto
fjalë nëpunses së postës, kurse ajo ia kthen: “Po vet babi yt e ka bërë që mos
t`i vjen posta këtu dhe ja jep një postkartë të plotësuar, gjoja, nga unë me
një dorëshkrim të një gjysmë analfabeti dhe bile edhe të “nënshkruar” nga unë,
çka me revoltoi. I thëm vajzës: “Merre pasaportën time, ku është nënshkrimi im
origjinal dhe shko e ia tregon asaj zonjës, se këtë kartelë nuk e kam plotësuar
unë dhe ky nënshkrim nuk është i imi. Vajza shkoi dhe deri sa ajo ka arrijtë
njëherë në shtëpi e prap në Donzdorf, postjerja duke e ditur gjendjen time, që
jam emigrant politik, i rrezikuar nga regjimi jugosllav, e kishte lajmëruar
policinë dhe vet shefi i Policisë nga Göppingen-i kishte ardhë në postën e
Donzdorfit dhe e qetëson vajzën time, e cila ishte shqetësuar, edhepse e vogël,
por i dinte hallet e mija. Policija e këtueshme e alarmon policinë e
Shtutgardit dhe këta të fundit e urdhërojnë postjerin e “Postllagerit”, që nga
ky numër mos të jep asnjë letër, paket apo telegram që vjen dhe i cakton dy
detektiva me përcjellë postën, aq gjatë deri sa vjen “mjeshtri” me tërhjekë
postën, por zyrtari i thotë se “nuk ka ardhë asgjë”. Ai del nga ajo zyre dhe
hynë në zyrën për dërgimin e telegrameve, ku ky e nis një telegram të shifruar
për Gjakovë.Pasi e kryen këtë, don të largohet, por ata dy agjentat civil e
kapin për krahëve dhe i thonë “Je i arrestuar”.Gjatë arrestimit ja gjejnë një
revolë me shurdhues dhe e dërgojnë në burg. Unë atë person nuk e kisha parë
asnjëherë e as që kisha dëgjuar emrin e tij. Zyra e Landeskriminalamtit nga
Shtutgardi e dërgojnë një komisar të tyre në vizitë te unë dhe ai me pyeti për
personin e arrestuar, por po, unë i thashë se nuk e njoh e as që ia kam dëgjuar
ndonjëherë emrin. Komisari me tha se ky person quhet Riza Salihu, themelues i
Grupit Marksist-leninist, të quajtur “Zëri i Kosovës” dhe bashkëpunon me Ambasadën
e Shqipërisë në Vjenë. Kryesore,
ky u zbulua, por jo nga une, sepse siç thashë as që kisha dëgjuar për të, por
unë u ankova se me mungonte posta. Edhe sikur të kishte qenë shoku apo vëllai
im, unë nuk kam ditur kush është ai person, që don me kontrolluar postën time.
Xh.Leci: Ju keni marrë pjesë në shumë
demonstrata, protesta dhe organizime tjera me karakter kombëtar, të cilat i
keni organizuar vet, por edhe në ato që i kanë organizuar të tjerët, si e kanë
pritë pjesëmarrjen Tuaj organizatorët dhe pjesëmarrësit?
E.Fazlija: Kurrë nuk jam bazuar në atë se kush po e organizon
demonstratën. Kryesore që ajo të jetë kundra regjimit gjakatar
jugosllav.Prandaj gjithmonë i kam këshilluar anëtarët e BKDSH-së, që të marrin
pjesë në ato demonstrata, për ta shtuar numrin e protestuesëve dhe mos t’i
marrin me vete parullat tona, që kanë karakter kombëtar si dhe hartën e madhe gjeografike të
Shqipërisë Etnike, sepse LPRK-ja kërkonte Republikën e shtatë, në kuadër të
Federatës jugosllave, kurse BKDSH lufton për ribashkimin e trojeve etnike
shqiptare, në një shtet të vetmin etnik, demokratik, properëndimor e jo
Republikë Socialiste të Kosovës me marksizëm – leninizëm bolshevik.
Xh.Leci: Ju edhe pse jeni në moshë të
shtyer dhe me shëndet të lig, jeni shumë aktiv me pjesëmarrjen Tuaj në shumë
tubime që organizojnë bashkatdhetarët, në kuadër të Shoqatave, klubeve e
shoqërive. Ku e gjeni forcën dhe vullnetin për pjesëmarrje?
E.Fazlija: E gjej aty ku flitët për kombin, atdheun, për
ribërjën e Shqipërisë Etnike. Unë e ndiej vetën të rilindur, kur i shiqoj dhe
dëgjoj fëmijtë shqiptarë duke kënduar këngë patriotike dhe duke vallëzuar valle
kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare. Pastaj kur të rinjtë recitojnë vargje
nga thesari i nacionalizmës shqiptare. Kjo është kënaqësia e shpirtit tim dhe kthehem në shtëpi si i
rilindur, i rinuar për 40 vjet. Këto janë ndjenja të brendshme shpirtërore, që
nuk është lehtë t’i rradhitësh në letër.
Xh.Leci: Ju keni botuar disa libra dhe në
dorëshkrim keni edhe disa të tjerë. Ju ka ndimuar ndokush për botimin e tyre,
qoftë nga Ministria e Kulturës të Kosovës, miq a shokë, kur dihet si Ju
materialisht nuk qëndroni mirë?
E.Fazlija: Deri tash i kam botuar dy libra, kryekëput nga xhepi
im, pa kurrfarë ndihme nga askush. Kurse i kam të përgaditura edhe tre libra
për shtyp, por nuk kam mundësi me i botuar, sepse xhepi im është “shtjerrë” e
ka mbetur thatë. Librat e botuar i kam shpërdarë falas në Kosovë, Maqedoni,
Shqipëri dhe në mërgim. Libri “Një jetë kushtuar Shqipërisë Etnike” i kushtohet
atdhetarit Hysen Çamit, kurse “Ditari i aktivitetit politik, kombëtar, kulturor
të “Votrës Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare”, gjegjësisht, Besëlidhjes
Kombëtare Demokratike Shqiptare”, si dhe libri
“Letërkëmbime në mes kosovarit – “ çam” dhe Çamit “kosovar”, do të
mbesin të rradhitura në USB e mund t’i botojë vetem atëherë, nëse Qeveria e
Kosovës ma paguan dëmshpërblimin për 6 vjet burg të mbajtura. Ato të holla do
ti përdorsha për botimin e këtyre librave, të cilat gjithashtu do të shpërdahen
falas, sepse lexuesit shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe nuk
kanë mundësi me blerë libra.
Xh.Leci: Po a nuk gjetët asnjë sponzor për botimin e këtyre
veprave me rëndësi historike dhe kombëtare?!
E.Fazlija: Mjerisht, jo, edhepse në Kosovë ka
shumë biznismena, që nuk do t’u fikëshin për 10-15 Euro, por atyre nuk u intereson libri,
historia, por u intereson më shumë pasurimi më mallra e shitëblerje të mjeteve
qe prodhojnë…
Xh.Leci: Ju thatë se nuk keni mundësi financiare me i botua këto
tri libra, si dhe monografinë qe jeni duke e përgaditur me një vrull djaloshar,
kushtuar heroit kombëtar të Besëlidhjes Kombëtare, prof. Ymer Berishës dhe
shumë aktivistëve dhe themeluesëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare,
vazhdimësi e Lëvizjes Irredentiste Shqiptare, si dhe veprimtarëve të “Besës Kombëtare”, pra, fjala është për 4 e
jo 3 libra, ndërsa i pesti po pret me i ardhur radha për përfundimin e tij dhe
të vetmen shpresë e keni nëse qeveria e Kosovës ju paguan dëmshpërblimin për 6
vjet të kaluara në burgjet jugosllave 1960 – 1966 ?
E.
Fazlija : Ashtu është. Duhet me i shtri këmbet aq sa mbërrin plafi.
Xh.Leci: Realizimi i cilës ngjarje të
rëndësishme do Ju gëzonte më së shumti ?
E.Fazlija: Arrijtja e një stabiliteti emocional, atëherë kur të
realizohet ribashkimi kombëtar për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Xh.Leci: Çka Ju gëzon më së shumti kur
ngriteni nga gjumi në mengjes ?
E.Fazlija: Dëshira për të jetuar.
Xh.Leci: Kur për herë të fundit keni
qeshur me shpirt ?
E.Fazlija: Gjithmonë disponimin pozitiv për të qeshur e kam të
lindur.
Xh.Leci: Cili është tipari kryesorë i
karakterit Tuaj ?
E.Fazlija: E ndjeshme.
Xh.Leci: Cili është defekti i Juaj
kryesor ?
E.Fazlija: Nganjëherë analizoj pa nevojë. Gjykoj edhe në
veprimet më të thjeshta te vetja ime…
Xh.Leci: Si i toleroni gabimet e Juaja
dhe të të tjerëve ?
E.Fazlija: Gabimet e mia i gjykoj ashpër, nuk jam aspak
tolerant, çfarëdo qofshin ato, ndërsa ndaj gabimeve të të tjerëve mund të them
se jam tolerant.
Xh.Leci: Kur jeni përlotur për herë të
fundit ?
E.Fazlija: Më rastin e rivarrimit të Dëshmorit të kombit,
Gjeneralmajorit Agim Binak QELA, më 17 dhjetor 2007, në Kleçkë-Kosovë, sepse
Agimin e kam pas shok, mik, vëlla dhe bashkëpunëtor besnik e trim.
Xh.Leci: Cilave udhëtime të preferuara u
gëzoheni më shumë?
E.Fazlija: Çdo udhëtim që bëhet me dëshirë, por veçanërisht
udhëtimeve nëpër vise të ndryshme të trojeve tona shqiptare, duke filluar nga
Podujeva e deri në Konispol, Shkodrër, Korçë, Gjirokastër, etj.
Xh.Leci: Si lexues i vjetër dhe i rregullt
që jeni, cilët shkrimtar i lexoni më shumë ?
E.Fazlija: Dante, Shekspir, Zola, Maksim Gorki, Rabintranat
Tagora,Tomas Mann, Fan Noli, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, D’ Angelis, Nermin
Vlora-Falaschi, Mehdi Frashëri, Ramiz Kelmendi, Aristidh KOLA, etj.
Xh.Leci: Cilin Virtyt e vlerësoni më
shumë tek një burrë ?
E.Fazlija: Burrërinë.
Xh.Leci: Cilin Virtyt vlerësoni më shumë
tek një grua?
E.Fazlija: Aftësinë e të qënurit nënë dhe njëkohësisht e
suksesshme.
Xh.Leci: A fërshëlleni duke dëgjuar ndonjë
këngë kur bëni dush ?
E.Fazlija: Mjerisht, nuk kam shqisa e as prirje muzikore,
prandaj heshti.
Xh.Leci: Cili libër u ka lënë mbresë të
pashlyeshme?
E: Fazlija : „Enigma“ e De Angelis-it
Xh.Leci: Cili film u ka lënë mbresë të thellë?
E.Fazlija: “Nëntori i dytë” dhe “SKËNDERBEU”….
Xh.Leci: Cila është ngjyra e juaj e preferuar ?
E.Fazlija:
Kuq
e zi, e kaltërtë, e gjelbërtë etj.
Xh.Leci: Cilën pije e preferoni më së shumti?
E.Fazlija: Më shumë ujë mineral dhe kafe ekspress.
Xh.Leci: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
E.Fazlija: Nuk ka ndonjë gjë që jam penduar shumë në jetën time,
gjithçka që kam kaluar ka qenë eksperiencë dhe me ka bërë që të jem ky që jam
sot dhe shpresoj të bëhem ashtu si synoj të jam.
Xh.Leci: Çfarë urreni më shumë në këtë
botë?
E.Fazlija: Vetminë dhe
gënjeshtrat.
Xh.Leci: A ka gënjyer ndonjëherë ndokush kundër Jush?
E.Fazlija: Fatkeqësisht,
po. Njëfarë kërkushi që nuk e meriton me ja përmend as emrin, sepse e lëndoj
fisin e tij, ndaj të cilit kam respekt të veçantë, sepse gjatë shekujve ka
dhënë trima dhe luftëtarë të devotshëm, për kauzën kombëtare, ndërsa krijesa
meskine,të cilën e quanin I.K. apo IBRET
KELBAZI, e botoi një paçavur-roman, në realitet një pamflet shpifës e përgjues,
duke e pagëzuar “ATENTATET”, ku në mënyrë vullgare e pa asnjë argument me quan
“spiun” të Udb-ës jugosllave?!… E kush më akuzoi aq poshtërsisht? Kush tjetër
veçse njëri nga të dyshuarit kryesor për përzierje në këtë atentat i “shokëve”
të tij, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës-siç pohon ish shoku dhe
bashkëveprimtari i tij F.T., si dhe spiuni i konfirmuar i STAS-it
gjermano-lindor dhe “SIGURIMIT” të Enver Hoxhës. O TEMPORA, O MORES! (O kohë, o
zakone!)
Xh.Leci: Cila është frika e juaj më e
madhe ?
E.Fazlija: Vetmia.
Xh.Leci: A keni pasur dhe a keni frikë që
kundër Jush mund të kryhet ndonjë atentat, siç ka ndodhur në të kaluarën me dy
bashkëveprimtarët Tuaj më të afërt?
E.Fazlija: Tani jo, edhepse në të kaluarën, nga viti 1977 deri
më 1982, agjentat e UDB-ës jugosllave kanë tentuar tri here të më vrasin, por
Zoti i Madh me ka ruajtur, sepse nuk i kam pasur borxh askujt, vetëm se kam
punuar sa kam mundur e kam ditur, për barazi dhe liri kombëtare, pa menduar se
ndonjëherë do të shpërblehem me ndonjë post… Dhe, tash pas çlirimit të Kosovës,
fal gjakut të derdhur të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit si dhe faktorit
poltik e diplomatik kombëtar e ndërkombëtar, ajo krijesë artificiale e quajtur
Jugosllavi, u rrënua njëherë e përgjithmonë, bashkë me UDB-en. Tani më nuk
ekzizton rreziku për zhdukjen time fizike. Sa u përket agjentëve te tipit
të Ibret Kelbazit, ata, tani nuk ka kush i paguan si atëherë më 1981, që
vranë shokun, mikun dhe nënkryetarin e Besëlidhjes, të ndjerin Vehbi Ibrahimi
dhe plagosjen rëndë Rasim Zenelajn, i cili, mjerisht, edhe sot bënë jetë të
vështirë, ulur në karrocë invalidi. Tipat e Ibret Kelbanëve si dukët e ndihmuan
UDB-en për kryerjen e atentateve edhe kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri
Zekës dhe të Enver Hadrit. Vetëm qyqarët frikacakë e antikombëtarë i kanë
sherbyer UDB-es, duke punuar në dëm të çështjes tonë kombëtare e, në anën
tjetër, duke u përpjekur të na shiten për atdhetarë…!
Xh.Leci: A keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
E.Fazlija: Asnjëherë.
Xh.Leci: Cila është motoja e Juaj?
E.Fazlija: Motoja ime është: SHQIPËRIA ETNIKE
SHQIPTARËVË! Por, e kisha përvetësuar edhe atë të Prustit:” Gjarpëri që nuk më
ha mua, lë të jetojë 1000 vjet”,- sepse kjo e ka një domethënie të veçantë.
Xh.Leci: Si do të dëshironi të vdisni ?
E.Fazlija: Se pari do të doja
të jetoja gjatë, më pas, do të kisha dëshiruar vdekje të shpejtë, pa vuajtur
ndonjë sëmundje të gjatë.
Xh.Leci: Sikur të kishit pasur mundësi ta takonit Zotin,
çfarë do t`i thonit?
E.Fazlija:
Do ta falënderoja ashtu siç e falënderoj çdo natë për jetën që ma dha dhe do
t’a lusja që të ndihmojë kombin shqiptar për ribashkim në trojet e veta etnike,
e që të jetojë i lirë e në paqe. Ndërsa qeveritarëve dhe liderëve partiakë e
tjerë, t’u japë mend, durim, tolerancë, mirëkuptim dhe zgjuarësi të
mjaftueshme, për të punuar sa më shumë e më mir, për interesat tona të
përbashkëta, deri në realizimin e bërjes së Shqipërisë Etnike, për të cilën kam
jetuar e punuar gjatë gjithë jetës time, pa u ankuar asnjëherë.
Xh.Leci: Si i moshuar 77 vjeçar që jeni, në çfarë
gjendje fizike dhe psikike gjendeni aktualisht?
E.Fazlija:
Fizikisht vitet e fundit kam pasur probleme të mëdha me zemër dhe boshtin
kurrizor, për çka edhe jam operuar. Mjerisht, edhe tani kam probleme.
Për çka ju falënderoj shumë të gjithëve, ata shokë, miq
e bashkëveprimtarë të mërgatës tonë, për vizitat dhe telefonatat që më kanë
bërë gjatë kohës kur isha shtrirë në spitalin e Göppingen-it, e posaçërisht
juve, zotni Leci, që për pos vizitave të shumta, ju patët bërë edhe një shkrim
për gjendjen time shendëtsore.
Ndërsa për gjendjen
time psiqike dhe shiprtërore, duke falenderuar Zotin, mund të them se
është e shkëlqyer.
Xh.Leci: Cila është porosia e Juaj
kryesore për opinionin?
E.Fazlija: Porosia ime është që mërgata jonë shqiptare,
prindërit të dërgojnë fëmijtë e tyre
nëpër shkolla me mësim plotësues në gjuhen shqipe, që të mos ndodh asimilimi.
Ndërsa dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova të punojnë ditë e natë, pa u
lodhur e hamendur, për bërjen e një shteti shqiptar të përbashkët për të gjithë
shqiptarët. Rroftë Shqipëria Etnike.
Xh.Leci: Ju falëmnderit baci Emin, për
këtë bashkëbisedim vëllazëror.
E.Fazlija: Me nder
qofshi ju zotni Xhafer Leci, për kohën që keni nda për mua.
Göppingen, 5.2. 2014
/Botapress.info/Rugovapress.com/
Kommentare
Kommentar veröffentlichen