Si e krijuam Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jogosllavi

Zëri, 28.03.1992 

SI E KRIJUAM LËVIZJËN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLIAVI. 

Më 17 shkurt 1982 në Stamboll u themelua LRSHJ-a! 


"ZËRI" boton rrëfimin ekskluziv të Sabri Novosellës, veprimtar i shquar në vitet e lëvizjes ilegale patriotike. Novosella tregon për organizatat ilegale të cilat kanë ekzistuar në Kosovë në vitet e 70-ta, për figurat më të shquara të emigracionit politik majtist, për takimin në tetor të vitit 1981 në Stamboll me Kadri Zekën dhe me Bardhosh Gërvallën, për mospajtimet rreth organizimit të një të vetmes organizatë politike midis OMLK-së (të prirë nga Hydajet Hyseni dhe Kadri Zeka) dhe Lëvizjes nacionalçlirimtare (të prirë nga Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla), për manipulimet e diplomacisë së Tiranës, gjegjësisht Bujar Hoxhës dhe Engjëll Kolanecit, për takimin me Abdullah Prapashticën, ish-punëtorin e sigurimit shtetëror dhe njërin nga udhëheqësit e PKMLSH-së etj. 

Kah fundi i viteve të shtatëdhjeta në Kosovë vepronin tri organizata politike ilegale e disa grupe të vogla. Organizatat politike ishin: Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi -LNÇKVSHJ, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës - OMLK, Partia Komuniste Marksiste-Lenmiste e Shqiptarëve në Jugosllavi - PKMLSHJ.

Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 bëri që këto organizata të dekonspirohen bukur shumë dhe të goditen e të burgosen shumë aktivistë të tyre, por disa prej tyre edhe të detyrohen të arratisen jashtë atdheut.

Ekzistimi i këtyre organizatave dhe grupeve patriotike ilegale të ndarë ishte më tepër si rezultat i punës në ilegalitet të thellë e duke mos pasur mundësi të bashkoheshin në një organizatë të vetme sesa që i ndanin ideologjitë e ndryshme.

Takimi në Stamboll me Kadri Zckën


Ashtu, siç është e natyrshme, organizatat politike në viset shqiptare, nën ish-Jugosllavi, organizoheshin dhe udhëhiqeshin nga ideologjia që e kishte shteti amë. Përkundër goditjeve të rënda që iu bënë këtyre organizmave në njëfarë dore u krijuan disa mundësi për të marrë kontakte në mes veti e posaçërisht të aktivistëve të tyre që tashmë vepronin jashtë atdheut. Gjithnjë në shembullin e shtetit amë dhe të partisë (PPSH) së saj shihej si domosdoshmëri që organizatat dhe grupet e ndryshme të bashkoheshin në një Organizatë të vetme. Kështu që të gjitha këto organizata çështjen e bashkimit e kishin shtruar si domosdoshmëri. 

Duke patur orientim ideologjik


Porsi shteti amë, prapëseprapë njëra nga këto organizata bënte njëfarë dallimi. Kjo ishte LNÇKVSHJ-a, e cila udhëhiqej nga Metush Krasniqi, i cili ishte demokrat i vërtetë dhe mbi të gjitha ideologjinë komuniste e konsideronte si ideologji ruse dhe si të tillë edhe antishqiptare, ashtu siç i konsideronte antishqiptarë sllavo-greko-bizantinët në përgjithësi. Por, afërsia e madhe që ekzistonte në mes të Metush Krasniqit si udhëheqës i  LNÇKVSHJ-së dhe Hydajet Hysenit si udhëheqës i OMLK-së dhe respekti i Hydajetit ndaj Metushit, si burrë e patriot i madh dhe dashuria e Metushit ndaj Hydajetit si njeri i ri, entuziast e patriot, bëri që në mes tyre të fillojnë bisedimet për bashkimin e dy organizatave të lartëpërmendura. Këto bisedime i ndërpreu burgosja e Hydajet Hysenit pas demonstratave të vitit 1981, në të cilat Hydajeti luajti rol të madh dhe gjatë zhvillimit të tyre doli disa herë në ballë të tyre.

Në anën tjetër në Evropën Perëndimore vepronin degët e LNÇKVSHJ-së. Në Gjermani udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla, kurse në Turqi nga Sabri Novosella. Kurse dega e OMLK-së në Zvicër udhëhiqej nga Kadri Zeka. Në Evropë kishin marrë kontakt Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe menjëherë kishin shtruar çështjen e bashkimit të organizatave ekzistuese. Për këtë Jusufi e njoftonte vazhdimisht degën e LNÇKVSHJ-së në Turqi dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lëvizjes në Kosovë.

Në verë të vitit 1981 Jusuf Gërvalla propozoi që të mbahet një takim i përfaqësuesve të LNÇKVSHJ-së dhe OMLK-së në Turqi. Te ky takim erdhi në tetor 1981. Në aeroportin e Stambollit i pritëm shokët që vinin nga Evropa unë dhe Sabri Kosova, që të dy përfaqësues të LNÇKVSHJ-së Dega në Turqi. Shokët që arritën nga Evropa ishin Kadri Zeka (përfaqësues i OMLK-së) dhe Bardhosh Gërvalla (përfaqësues i LNÇKVSHJ-së - Dega në Gjermani). Jusuf Gërvalla nuk kishte mundur të vinte në mungesë të dokumentit të udhëtimit. Ne shprehëm habinë pse kishte ardhur vetëm një përfaqësues i  OMLK-së. Këtë e arsyetoi Kadri Zeka: "për çështje të konspiracionit" - tha dhe kërkoi që në bisedime të mos marrë pjesë shoku që më shoqëronte, Sabri Kosova, dhe ashtu u bë.

Në Stamboll e morëm një dhomë në një hotel dhe pas një pushimi të shkurtër filluam bisedimet për çka ishim takuar. Une dhe Bardhoshi dolëm me qëndrimet e Organizatës që përfaqësonim: të bashkohet organizatat ekzistuese në një organizatë të vetme, e cila mund të pagëzohet "Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi", me një udhëheqje të vetme e cila do të dalë nga përfaqësuesit e organizatave që do të bashkohen, me një program, statut dhe organ të vetëm.

Kadri Zeka doli me qëndrimet e OMLK-së që përfaqësonte: propozoi që të formohet një "Front për Republikën e Kosovës" dhe na e prezantoi një material me titull "Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës". Kërkoi që në "Frontin Popullor për Republikën e Kosovës" të shkrihet LNÇKVSHJ-a dhe të punohet që edhe organizatat e grupet e tjera që veprojnë në Kosovë, të shkrihen në këte "Front.,.", kurse OMLK-ja të mbese organizatë pararojë me program, me statut dhe me organ të vet, e cila do ta udhëhiqte "Frontin...".

Me materialin "Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" u pajtuan në përgjithësi, pasi edhe qëndrimet e organizatës ishin të ngjajshme, por ne nuk kishim autorizim, njëkohësisht edhe vetë nuk pajtoheshin që Lëvizjen apo Frontin që do të dilte nga bashkimi i organizatave ekzistuese, ta udhëheqë "organizata pararojë". Këtë e arsyetuam kështu: Me presion të jashtëzakonshëm nga PPSH jemi të detyruar të heqim dorë nga programi ynë për çlirim dhe bashkim kombëtar me shtetin amë,  Shqipërinë dhe të kthehemi në luftë për një republikë në kuadër të Jugosllavisë, ashtu siç janë gjashtë republikat jugosllave. Të luftohet për një republikë shqiptare në kuadrin e federatës jugosllave pa e luftuar Jugosllavinë, as si shtet e as si sistem, por të luftojmë që ta kemi edhe ne republikën tonë, ashtu siç janë gjashtë të tjerat që e perbëjnë Federatën, por që të udhëhiqemi nga një organizatë markiste-leniniste krejtësisht të njëjtë si  PPSH nuk është e logjikshme. Po ashtu na duhet të shpresojmë edhe në ndihmen nga jashtë, por, siç është e ditur, me këtë ideologji nuk mund të na përkrahë askush.

Manipulimet e Bujar Hoxhës


Kadriu mbeti në qëndrimet e organizatës që përfaqësonte, kurse unë dhe Bardhoshi po ashtu mbetein nc qëndrimet e Organizatës që përfaqësonim.

Para se të vinin shokët nga Evropa e kisha njoftuar prof. Bujar Hoxhën se do të vijnë disa shokë nga Evropa për të biseduar rreth bashkimit të organizatave ekzistuese dhe se prof. Bujar Hoxha, si përfaqësues i shtetit shqiptar në Ambasadën shqiptare në Ankara, shprehu dëshirën që edhe ai të takohet me ata shokë.

Posa arritën shokët në aeroport i njoftova për kërkesën e prof. Bujar Hoxhës dhe kërkova mendimin e tyre se a ta lajmërojmë. Që të dy propozimin e aprovuan, •bile Kadri Zeka më njoftoi se para se të nisej e paska pasur një takim me Engjëll Kolanecin, i cili ishte diplomat në Vjenë dhe ia kishte dhënë disa porosi (për këto porosi do të flas më vonë).

Të nesërmen, sipas marrëveshjes, në një restorant të Stambollit u takuam ne të tre me prof. Bujar Hoxhën dhe me një njeri të Ambasadës që e shoqëronte, të cilin e quanin Rauf. Në këtë restorant hëngrëm drekë dhe e njoftuam hollësisht prof. Bujar Hoxhën për bisedimet dhe qëndrimet tona. Bujari na dëgioi deri në fund dhe nuk dha kurrnjë përgjigje në shumë pyetje tonat. Në fund të ati  takimi prof. Bujari propozoi që Raufi të shkonte t'i merrte disa pako me cigare dhe shishe me konjak për t'ua dërguar shokëve në Evropë për përshëndetje. Pasi u ngrit Raufi, i propozoi edhe Kadriut që ta shoqëronte, menjëherë i propozoi edhe Bardhoshit që edhe ky t'i shoqëronte. U kuptua se Bujari dëshironte të më thoshte diçka vetëm mua. Pasi mbetëm vetëm iu drejtova: "Çka po na thua profesor?" M'u përgjigj tekstualisht: "Mos lëshoni pe".

Bisedimet i vazhduam edhe në mbrëmje të asaj dite. Kadriu ishte kureshtar se çka më tha prof. Buj ari, por edhe unë u bëra kureshtar se çka i kishte thënë Engjëll Kolaneci para se të vinte Kadriu në Turqi. Që të dy "dekonspiman". Kadriu na njoftoi se Engjëll Kolaneci i kishte thënë: mbaj qëndrimet e tua, po ashtu edhe unë e njoftova për atë çka më tha prof. Bujar Hoxha. Që të tre u dëshpëruam keq.

Kah fundi i vitit 1981 erdhën në Turqi Abdullah Prapashtica, Nazmie Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli. Posa kishin ardhur, më kishin kërkuar dhe u takuam. Ata dinin shumë gjëra për mua dhe unë me njërin prej tyre kisha një lidhje familjare. M'u prezantuan si përfaqësues të PKMLSHJ-së. Bile, Abdullah Prapashtica i dinte dhe disa hollësira, pasi që kishte punuar në SPM të Kosovës dhe kishte pasur kontakt me disa aktivistë të LNÇKVSHJ-së gjatë hetimeve si të burgosur.

Posa erdhën këta të rinj kërkuan që të punohet drejt bashkimit të organizatave ekzistuese në një organizatë apo parti të vetme. Për ardhjen dhe kërkesat e tyre i njoftova shokët në Kosovë dhe në Gjermani. Udhëzimet na erdhën se fjala është për një grup të rinjsh që organizatës së tyre i kanë vënë emër të madh dhe në përgjithësi janë shërbyer me fjalë e parulla të mëdha si rezultat i entusiazmit rinor të tyre, por gjithsesi nuk nënçmohet kontributi i tyre dhe se duhet edhe me ta të bisedohet rreth bashkimit.

Me këta aktivistë zhvilluam disa herë bisedime. Ne dolëm me qëndrimet tona të njohura: për një organizatë të vetme, me udhëheqësi të dalë nga përfaqësuesit e organizatave, me një program, statut dhe organ (gazetë). Kurse edhe këta dolën me kërkesa të ngjashme me ata të OMLK-së, me një dallim, ashtu si ata të OMLK-së kërkonin që PKMLSHJ të jetë parti pararojë, kurse LNÇKVSHJ dhe organizatat e grupet e tjera të shndërrohen në një organizatë masash, respektivisht partia t'i ketë të gjitha levat e saj: organizaten sindikale, organizatën e grave, të rinisë, të pionerëve etj. 

  Bisedimet në këtë frymë u zhvilluan edhe deri më 17 janar 1982 kur u vranë tre shokët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka nga UDB-ja në Gjermani. Pas vrasjes së shokëve dhe burgosjeve të vazhdueshme që bëheshin në viset shqiptare nën Jugosllavi, okupatorët bënin zhurmë të madhe se "e shkatërruan nacionalizmm dhe irredentizmin shqiptar njëherë e përgjithmonë". Renegati shqiptar, Sinan Hasani, krekosej me mburrje se "armikut ia thyem kurrizin".

Pas varrimit të shokëve erdhi nga Gjermania në Turqi Xhafer Durmishi, i cili ishte aktivist i LNÇKVSHJ-së. Posa erdhi ky aktivist, prapë vazhduan bisedimet rreth bashkimit. Ndërkohë aktivistët e PMLKSHJ-së kishin marrë kontakt me diplomatët shqiptarë dhe me një rast Abdullah Prapashtica i dëshpëruar krejtësisht më tha: "Në bazë të kontakteve që i kam me përfaqësuesit e shtetit shqiptar kam ardhur në përfundim se ata janë që në Kosovë të ketë grupe të vogla që bëjnë turbullira, por janë kundër ekzistimit të një organizate apo partie të fuqishme që do të jetë e aftë t'i prijë popullit shqiptar nën Jugosllavi". Këtë ia aprovova, pasi që edhe unë kisha krijuar një bindje të tillë. Edhe ky ishte një faktor që na shtyri të mblidhemi më 17 shkurt 1982 në një ndërtesë në Ankara dhe te shënojmë një mujorin e rënies së shokëve dhe të marrim vendim për bashkimin e LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së në një organizatë të vetme dhe të punohet që kësaj organizate t'i bashkohen edhe organizatat dhe grupet tjera që vepronin në viset shqiptare nën Jugosllavi. Atë natë, në mes tjerash, u morën edhe këto vendime:

Organizata që doli nga dy organizatat e lartëpërmendura të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.
Si u nënshkrua marrëveshja?                                

Të përpilohet Deklarata Programore me të cilën do të shpallet formimi i LRSHJ-së, të cilën e quajtëm "Komunikatë".

Të botohet organi i LRSHJ-së, të cilin me propozimin tim e quajtëm "Zëri i Kosovës", pasi që me këtë emër kishte dalë edhe organi i LNÇKVSHJ-së.

Udhëheqje e LRSHJ-së të jenë dy udhëheqjet e dy organizatave deri në zgjedhjet e rregullta.

Vendimin e nënshkman pjesëmarrësit: Faton Topalli, Osman Osmani dhe Abdullah Prapashtica (të PMLKSHJ-së) dhe Xhafer Durmishi e Sabri Novosella të LNÇKVSHJ-së.

"Komunikatën" e përpiluam pas tre ditësh në banesën time në Adapazar gjashtë anëtarë: Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e Faton Topalli të ish-PMLKSHJ-së dhe Xhafer Durmishi, Sabri Novosella e Abdullah Prekadini të ish  LNÇKVSHJ-së.

"Komunikata"u nënshkrua:  Lëvizja për Republikën Shqiptare në JugosIlavi.

"Komunikata" u shtyp në tri kopje dhe u muar vendim që së pari të njoftohen me të shokët në Kosovë dhe atje të shpërndahej para se të shpërndahet jashtë.

Kjo "Komunikatë" për herë të parë u shpëmda jashtë atdheut, e botuar në numrin e parë të "Zërit të Kosovës" - organ i LRSHJ-së.

Në këtë takim Abdullahun, Osmanin dhe Fatonin i pyeta se a e kishin takuar prof. Bujar Hoxhën dhe se a e kishin njoftuar për themelimin e LRSHJ-së? M'u përgjigjën se e kishin takuar. Kur i pyeta se a kishte thënë diçka dhe se a u kishte uruar bashkimin, më thanë se nuk ua kishte uruar bashkimin, por u kishte thënë se ka qenë dashur të jetë edhe ai aty. Unë shtova me ironi, sigurisht paska dashur të na "ndihmojë" si atëherë kur zhvilluam bisedime me përfaqësuesin e OMLK-së.

Pas disa ditësh, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani shkuan në Gjermani dhe vazhduan punën. "Zëri i Kosovës", si organ i LNÇKVSHJ-së, ishte i gatshëm për t'u dërguar në shtyp dhe u vendos që edhe ky numër të dalë ashtu si ishte përgatitur.

Ndërkohë më njoftuan se Xhafer Shatri gjendej në kampin e refugjatëve në Romë. Menjëherë i porosita shokët që të shkojnë e ta marrin.



Zëri, 04.04.1992

Vazhdim

Sabri Novosella: Si e krijuam Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi





Xhafer Shatrin e akuzon Sigurimi shqiptar se është spiuni UDB-së!!!


 Në vazhdimin e dytë të rrëfimit ekskluziv të Sabri Novosellës: Si bëhet Xhafer Shatri udhëheqës i lëvizjes, pse dhe si Abdullah Prapashtica kthehet kundër lëvizjes pas shkuarjes në Shqipëri, pse Sigurimi hap propagandën për Xhafer Shatrin si spiun i UDB-së, pse Xhafer Shatri përjashtohet nga Lëvizja; pse LRSHJ transformohet në LPRK, pse LPRK më shumë merret me popullarizimin e Enver Hoxhës sesa me çështjen e Kosovës, pse Peter Rullman tha: "Aktiviteti i LPRK-së çon ujë në mullirin e Beogradit" etj.



Kishin shkuar katër shokë me një veturë dhe me një dokument të udhëtimit, por Xhafer Shatrin nuk e kishin gjetur atje. Pak ditë më parë kishin shkuar disa aktivistë të OMLK-së nga Zvicra dhe e kishin marrë. Posa kishte arritur në Zvicër, kishte kërkuar që të vërë lidhje me mua dhe e kishte dërguar Hasan Malën në Shtutgart që të marrë adresën time dhe numrin e telefonit. Pas marrjes së adresës dhe numrit tim të telefonit menjëherë u vumë në kontakt dhe vazhdimisht ishim në Lidhje të rregullta me letra apo me telefon.

U morëm vesh dhe më 15 maj 1982 u mbajt një takim në mes Xhafer Shatrit si përfaqësues i OMLK-së dhe Xhafer Durmishit e Osman Osmanit si përfaqësues të LRSHJ-së. Atë ditë u mor vendimi dhe OMLK u bashkua në LRSHJ. Së shpejti u botua numri i parë i organit të LRSHJ-së "Zëri i Kosovës", në të cilën u botua edhe Komunikata e bashkimit.

Xhafer Shatri u vu në ballë të LRSHJ-së!


Me bashkimin e OMLK-së në LRSHJ në ballë të aktivitetit në Evropën Perëndimore u vu Xhafer Shatri. Përkunder shumë viteve të kaluara në burgjet jugosllave Xhafer Shatri kishte një energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm për punë dhe si punëtor i madh që ishte i dha hov të madh gjithë LRSHJ-së dhe kështu kjo organizatë u popullarizua shumë si në Kosovë, ashtu edhe në botën e jashtme.

Xhafer Shatri, i liruar krejtësisht nga dogmat staliniste-bolshevike (edhe pse ende nuk kishte guxim të dilte haptas), vuri kontaktme shumë aktivistë të dalluar demokratë në Belgjikë, SHBA, Gjermani etj. Kjo e bëri si të çmendur PPSH-në dhe menjëherë ia filloi nga kurthet shumë perfide. Së pari e tërhoqi Abdullah Prapashticën dhe e nxiti të dilte me "partinë" e tij dhe megjithë "levat" e saj. E çuan Abdullahun në Shqipëri për ta "shëruar" dhe përpunuar ashtu si duhej. Nuk vonoi shumë edhe Abdullah Prapashtica filloi të nxjerrë organet e "levave" të "partisë" së tij. Së pari nxori një revistë me titull "Punëtorët", si organ i Bashkimit të Punëtorëve të Kosovës, e pastaj edhe gazetën "Kosovarja e Re", si organ i Bashkimit të Grave të Kosovës. Përkundër orientimeve që ua bënte diplomacia e Shqipërisë kosovarëve që të tubohen rreth këtyre dy organeve, krejt ajo punë u tregua e pasuksesshme.

LRSHJ-së, nën presionin e stalinistëve, iu shtua edhe një fjalë "socialiste" dhe u qujat - Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi. Për këtë, si mua, ashtu edhe Xhafer Shatrit, na u desh që të lëshojmë pe që të mos na dalin për fushë "idetë tona reaksionare".

Xhafer Xhatri kishte krijuar lidhje të ngushta me një varg institucionesh ndërkombëtare, siç ishte Amnestia Internacionale etj., dhe me një varg personalitetesh të njohura, siç ishte publicisti i njohur Peter Rulman etj. Për të gjitha këto Sigurimi i Shqipërisë, përmes diplomatëve të vet, të cilët të vetmen punën që kryenin me sukses ishte puna e spiunimit të shqiptarëve në përgjithësi, kishte informata të bollshme për krejt aktivitetin e LRSHJ-së në Kosovë dhe në të gj'itha anët e botës.

Kontaktet e mia me diplomacinë shqiptare, gjithnjë duke pasur iluzione se vetë PPSH një ditë do të bëjë kthesë dhe do të heqë dorë nga rruga e cila e çonte popullin shqiptar në greminë dhe perpjekjet e mia të vazhdueshme qe të bëhej ndikim sado pak që të heqin dorë nga ajo rrugë që e kishte bërë Shqipërinë kamp përqëndrimi, të cilën gjë e kisha parë vetë gjate dy muajve që kisha pasur rastin të vizitoj Shqipërinë në fillim të vitit 1980.

Nga ana tjetër, veprimtaria e Xhafer Shatrit, pa i përfillur porositë e tyre "largpamëse", bëri që nevojë e domosdoshme të bëhet likuidimi im politik dhe i Xhafer Shatrit. Si hap i parë u vu në veprim makineria e kurtheve për përçarjen në mes meje dhe Xhafer Shatrit. Ne shtator, 1983, më thirri në telefon prof. Bujar Hoxha dhe ma caktoi takimin në restorantin "Saraçoglli", pranë Liqenit Sapangja, afër Adapazarit. Në ditën e caktuar u takuam së bashku me prof. Bujar Hoxhën ishte edhe sekretari i parë .I Ambasadës shqiptare në Ankara. Në bisedë e sipër prof. Bujar Hoxha m'u drejtua: "A ke besim të plotë në Xhafer Shatrin?". Krejtësisht i habitur dhe i tronditur, iu drejtova: "Shumë më tepër se në Hekuran Isain", i cili atëherë ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. lu drejtova: "Si më pyet ashtu profesor?" Ai ma ktheu: "Jo, jo vetëm ta bëj me dije që të kesh kujdes. Jo vetëm Xhaferi, por tërë familja e tij janë të dyshimtë". "Si ia ktheva, biri i asaj familjeje është edhe Sali Shatri në Shqipëri, i cili është oficer i lartë i Sigurimit shqiptar?" M'u drejtua: "Mu për atë UDB-a ka bërë presion të madh në atë familje dhe ka depërtuar me kohë". Nuk e di, por ç' është e vërteta, si intelektual i lartë dhe si bir i Hoxhë Kadri Prishtinës që ishte, në trurin tim mbolli virusin e dyshimit. Këtë ma përsëriti disa herë në takimet e mëvonshme.

Ndërkohë më erdhi një letër nga Gjermania. Xhafer Durmishi, i cili më njoftoi në hollësi se kishte pasur një takim me Engjëll Kolanecin dhe kishte ndejtur me të tërë ditën dhe gjatë tërë asaj bisede ia kishte sjellë fjalën rreth Xhafer Shatrit, duke shprehur vazhdimisht dyshime në Xhafer Shatrin. Për të gjitha këto, si për çdo gjë, e njoftoja Metush Krasniqin në Kosovë. Aq shumë e tronditën këto informata Metushin sa qe ai dërgoi një njeri në Shqipëri për të marrë informata më të hollësishme. Dashuria e pakufishme ndaj atdheut e autoriteti i shtetit amë,  respektivisht, shpërdorimi në mënyrë flagrante nga ana e shtetit amë te kosovarët, ; që përpiqeshin për të kontribuar sado pak në të mirë të adheut, e bënte të vetën.



Transformimi në  LPRK


Burgosja e Zijah Shemsiut, me disa aktivistë të tjerë, të cilët u zunë me disa armë duke hyrë në Jugosllavi, u shfrytëzua për mrekulli nga diplomacia shqiptare për të na bindur se ajo ishte vepër e Xhafer Shatrit e planifikuar nga ana e UDB-së për të krijuar konflikt në Kosovë e për t'u masakruar Kosova dhe për t'u goditur  Shqipëria. Menjëherë thirri diplomati shqiptar në konsullatën shqiptare në Stamboll, Ibrahim Çavolli dhe u takuam në banesën e Zijah Strajës. Ibrahim Çavolli e kishte marrë një numër të "Zërit të Kosovës", në të cilin kishte nënvizuar disa rreshta e posaçërisht një ku thuhej se "do ta bejmë Jugosllavinë pluhur e hi". Ky pasazh sillej si "argument" se Xhafer Shatri, nga njëra anë, përmes organit, thërret për luftë, e nga ana tjetër i dërgon njerëzit me armë sipas planeve të UDB-së për të krijuar konflikt dhe për të bërë masakër në Kosovë dhe kërkoi prej meje që gjithsesi e sa më parë të shkoj në Evropë dhe ta pengoj këtë njeri "shumë të dyshimtë". Përgatita dokumentet e udhëtimit dhe e njoftova Xhafer Shatrin se do të shkoj që të takohem me të e me shokë të tjerë. Xhafer Shatri më dërgoi me të shpejtë biletën e aeroplanit dhe në muajin nëntor arrita me aeroplan në Gjenevë.

      Me  Xhafer Shatrin ndejta pesë ditë dhe biseduam hollësisht për shumë gjëra. Mund të them se ato kanë qenë ditët më të vështira në jetën time. E akuzova shumë rëndë. Dhe sot më vjen shumë keq, posaçërisht prej gruas së tij, e cila përkundër asaj që i dëgjoi të gjitha ato prej meje, megjithatë u soll shumë njerëzishëm ndaj meje. Nga banesa e Xhafer Shatrit erdhi e më mori Hasan Mala. Në banesën e tij mbajtëm dy mbledhje me anëtarët e udhëheqësisë së LRSSHJ-së jashtë atdheut. Merrnin pjesë: Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, Hasan Mala, Saime Isufi, Faridin Tafallari, Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Novosella. Pas shumë diskutimesh dhe propozimesh, më në fund erdhëm në përfundim që të bëhen korigjimet dhe përmirësimet e gabimeve të lëshuara dhe të zgjidhet udhëheqësia prej 15 vetësh, prej të cilëve 8 në Kosëvë e 7 jashtë atdheut. Të rizgjidhet redaksia e "Zërit të Kosovës" dhe u zgjodh një komision për t'i shqyrtuar në hollësi gabimet e atëhershme. Anëtarë të komisionit u zgjodhën Xhafer Durmishi, Faridin Tafallari dhe Ibrahim Kelmendi, kështu që Ibrahim Kelmendit iu dha mundësia t'i realizojë udhëzimet e diplomacisë shqiptare me plot sukses.

 Pasi na u duk se u tejkaluan të gjitha pengesat e deriatëhershme, u largova përsëri për në Turqi. Pas pak ditësh, pasi arrita në Turqi, më erdhi vendimi i komisionit të lartpërmendur. Në vendim ishte propozimi i Ibrahim Kelmendit që unë, Sabri Novosella, të përjashtohem nga LRSSHJ, pasi e kisha fyer rëndë shokun Ujkan -Xhafer Shatrin. Një propozim të tillë Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari nuk e kishin pranuar dhe kështu kishte ardhur te një thyerje e re.

Pas bisedimeve që pata me Ibrahim Çavollin, u vërejt se nuk kishin mbetur plotësisht të kënaqur, sepse në fillim u duk se nuk u arrit përçarja e dëshimar prej tyre.

 Nga ana e diplomacisë shqiptare në Turqi u inicuan disa "komunikata", "proklamata" e "qarkore", me të cilat duhet të arrihej përçarja e plotë, kurse në Evropë u vunë në veprim spiunët profesionalë që kishin kryer edhe krime të rënda, siç ishin Shefikate e Nexhmi SheroIIi etj. Fushata e tërbuar filloi kundër Xhafer Durmishit. Posa u duk se u krye puna me të, filloi një fushatë edhe më e tërbuar kundër "'Sabri Novosellës. Kështu, u arrit përçarja e plotë e LRSSHJ-së dhe u krijuan dy krahë të saj.

 Filloi të dalë edhe një organ me emrin "Zëri i Kosovës", me adresë në Suedi. Këtë organ e udhëhiqte Xhafer Durmishi. Xhafer Durmishi, i frikësuar tmerrësisht se mos po akuzohet si reaksionar, e kur të jepej epiteti reaksionar nënkuptohej edhe se je kundër PPSH-së, kundër Shqipërisë e tradhtar, kështu që Xhafer Durmishi në këtë organ u bë me Lenin se Lenini e më Stalin se Stalini, për të cilën gjë e jepte bekimin diplomacia shqiptare në Stokholm për çdo numër të organit. Për këtë punë intervenova unë dhe e ndala botimin e organit "Zën i Kosovës", me adresë në Suedi.

Kur iu duk Sigurimit të Shqipërisë se u arrit përçarja e plotë dhe largimi im nga aktiviteti, ju vërsulën Ibrahim Kelmendit e Xhafer Shatrit me një akuzë plot 34 faqe, me të njejtat intriga që i kishin lëshuar më parë kundër meje.



Në vitin 1985 LRSHJ faktikisht pushoi së ekzistuari si e tillë, për çka ishte themeluar dhe me komplote të njëpasnjëshmc, në stilin e komplotcve që bëheshin në Tiranë, u shndërrua në një filialë të PPSH-së. E ndërroi edhe emrin, nga LRSSHJ u emërua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Në balJë kësaj LPRK-je ia vunë organizatën "pararojë" - OMLK ine organin "Pararoja". Kështu pra, që nga viti 1985 LPRKu shndërrua në një organizatë "masash", e udhëhequr nga OMLK e re dhe kreu një aktivitet të dendur, ashtu siç tha me një rast një publicisti i njohur gjerman Peter Rulman: "Aktiviteti i  LPRK-së çon ujë në mullirin e Beogradit".

LPRK kundër rrënimit të Murit të Berlinit!!!


Puna kryesore e LPRK-së ishte që ta popullarizonte Enver Hoxhën dhe 'Ramiz Alinë, të organizonte demonstrata të njëpasnjëshme para ambasadave të Jugosllavisë për ta sharë revizionizmin titist jugosllav e për ta sharë imperializmin amerikan, socialimperializmin sovjetik dhe reaksionin ndërkombëtar. U shkua aq larg sa që kur filloi rrënimi i murit të Beriinit LPRK organizoi demonstrata mu para atij muri dhe brohoritej për marksizëm-leninizmin dhe për çdo ditë e bindnin Evropën se shqiptarët po luftojnë për ta kthyer stalinizmin në Jugosllavi, të cilin me shumë vështirësi e kishte larguar Titoja me ndihmën e Perëndimit.. "Zëri i Kosovës" u shndërrua në shtojcë të "Zërit të Popullit" për t'i thurur himne Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e PPSH-së.

U desh të vijnë vitet 1988 e 1990, të ngrihet i tërë populli i Kosovës për ta mbrotur autonominë dhe për ta parë bota se në  Kosovë po ndodh diçka. Përkundër të gjithave, pjesa dërmuese e anëtarëve dhe e udhëheqësisë së kësaj organizate ishin bijtë më të mirë të popullit shqiptar, të cilët sakrifikoheshin dhe jepnin gjithçka prej veti me bindje të thellë se po kontribuojnë në të mirë të atdheut. Trullosja, që ua kishte bërë banda kriminale e Tiranës, nuk ishte faji i tyre.

Më 17 shkurt të këtij viti u mbushën plot dhjetë vjet nga themelimi i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, sot Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës. Përkundër të gjitha të metave e gabimeve, roli i kësaj organizate politike në jetën e popullit shqiptar është i madh, për të cilën fjalën e vet do ta thotë historia, por është koha e fundit që të bëhet një analizë e thellë dhe kjo organizatë të lirohet nga dogmat e mëparshme, të riorganizohet dhe të veprojë në përputhje të plotë me kushtet e rrethanat e krijuara dhe të përcaktuara qysh me rastin e themelimit të saj. Kjo organizatë që nga themelimi i saj u përcakhia që të luftojë për një Republikë Shqiptare në Jugosllavi, ashtu siç ishin gjashtë republikat tjera të saj. Qëllimi i fundit i kësaj organizate ka qenë realizimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar -krijimi i shtetit shqiptar brenda kufijve të vet kombëtar. Ky qëllim duhet tëjetë edhe sot. Kjo organizatë duhet të ngrihet në parti dhe ta zërë vendin e merituar që i takon në mesin e partive shqiptare në përgjithësi. Individët që bënë gabime të rënda, duke i zbatuar direktivat e Byrosë Politke të PPSH-së që i sollën dëme kësaj organizate, është e domosdoshme të bëjnë autokritikë dhe të kërkojnë falje.

Gabimi im i madh ka qenë që nuk pata mundësi t'i kuptoj kurthet dhe lojrat e PPSH-së sidomos kah fundi i vitit 1983. Gabimet e vitit 1984 ishin si rezultat i kurtheve të PPSH-së të vitit 1983 e më parë. Lufta ime e pakompromis kundër gabimeve që bëheshin në këtë organizatë, më duhet ta them pa modesti,janë merita të miat dhe të të gjithë shokëve të mi që vepronin në këtë drejtim, pasi që unë kam qenë dhe jam i lidhur shpirtërisht me këtë organizatë. Kurrë nuk kam mundur të jem indiferent ndaj kësaj organizate, pasi që jeta dhe e kaluara ime janë të lidhura ngushtë me të, jo vetëm gjatë këtyre dhjetë vjetëve të ekzistimit të saj, por edhe më parë, pasi që kjo organizatë LNÇKVSHJ e unë si aktivist i saj kam qenë i detyruar t'i marrë rrugët e kurbetit dhe t'ia kthej shpinën familjes sime dhe mbarë Kosovës. Kurse LNÇKVSHJ ishte vazhduese e LRBSH-së, në të cilën jam organizuar qysh në moshën 18-vjeçare dhe si aktivist i saj i kam mbajtur 6 vjet burg.

Çdo nder dhe respekt për të gjitha partitë shqiptare që veprojnë sot, por e vërteta është se kjo organizatë dhe të gjitha të tjerat që vepruan nën terrorin serbosllav e mbajtën barrën kryesore të luftës.

Dëshiroj të gaboj në këtë vlerësim që do të jap. Edhe pas sotit barrën kryesore dhe sakrificën më të lartë në altarin e lirisë do ta bëjnë mu këta aktivistë që vepruan, veprojnë dhe që do të organizohen në këto organizata.(Sabri Novosella, mars 1992)


Kommentare

  1. - *...Çdo gjë që e ka fillimin në gënjeshtër, që në fillim është e gjykuar në dështim...*(JUSUF GERVALLA)
    - *...Ata qe tetnotjn te genjen historine; ajo i hedhe jasht si lumi mbeturinat...* (A.P.)


    ****************************************************
    http://www.forumishqiptar.com/threads/122197-D%C3%ABshmi-Kronologjike-Kontiuniteti-Historik-I-L%C3%ABvizjes-P%C3%ABr-Republik%C3%ABn-E-Kosov%C3%ABs

    ***************************************************
    http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=540
    Drejtuesit e PKMLSHJ'së: Osman Osmani, Abdullah Prapashtica dhe Faton Topalli
    ***************************************************
    http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=572
    ***************************************************
    http://www.kosovapress.com/?cid=1,71,146478








    AntwortenLöschen
  2. http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=16393

    Topallari •

    HYSEN GËRVALLA DUHET ME U MARR ME LËVIZJET E XHAFER DURMISHIN PARA DHE PAS ATENTATIT

    Se UDB-a ka pas spiunet e vet në rrethin e Jusuf Gervalles kjo është e çart, sikur që është e çart se vrasjen e kanë krye jugosllavet e jo shqiptaret. Hetimet janë ngushtua në rrethin e ngushtë qe kanë veprua rreth Jusufit dhe tani më nuk duhet shume kohë që të zbulohen informatorët që e sjellën UDB-ën te dera e Jusuf Gervallës. Nese veretohen saktësisht se kush ishin informatorët, atëherë ata do të zbulojnë dorë vrasësit. Ibrahim Kelmendi është i dyshuari kryesor, por pas ti menjëherë vjen Xhafer Durmishi, pastaj të tjerët nga ky rreth.

    Xhafer Durmishi nuk dallohet aspak prej Ibrahim Kelmendit, sepse ai shkon e vjen në Kosovë nga Gjermania dhe shkon prapë në Gjermani para e pas atentatit.

    Xhafer Durmishin kthehet në Kosove para atentatit, që të mos qëllon aty kur të kryhet krimi dhe pasi e informon UDB-a se u krye atentati ai kthehet në Gjermani. Xhafer Durmishi vet e pranon se e informon UDB-a se u krye atentati, sikur që e pranon edhe burgosjen e shokëve të Jusufit që Jusufi nga Gjermania i ka dërgua me materiale propagandistike në Slloveni me u takua dhe me ia dorëzua Xhafer Durmishit. Dyshohet se Xhafer Durmishi ata i ka denoncua te UDB-a dhe ata janë burgos. Pas atentatit në Stuttgart, Xhafer Durmishi nga Kosova kthehet në Stuttgart për të mos nxit dyshim të Familja Gërvalla se a i është denoncues. Por, Xhafer Durmishi edhe pas atentatit shkon e vjen në Kosove legalisht pa e trazuar askush.

    Kur Ibrahim Kelmendi e Xhafer Durmishi përjashtohen nga LPK, ata një kohë heshtin dhe para do kohe kanë fillua të shkruajnë shkrime dhe broshura private me të cilat vazhdojnë intrigat e veta të përpunuara keq në kuzhinat serbe kundër autoriteteve më të larta të LPK.

    Ibrahim Kelmendi e Xhafer Durmishi janë si je bagël e ndarë për gjysme nga rrota e kerrit. Dallimi mes tyre është se njeri është “0” e madhe e tjetri “o” e vogël. Njeri është sherr budalla që vepron nën dhe e tjetri vetëm budalla zhurmëmadh. Ibrahim Kelmendi vepron si derr i egër i tërbuar e Xhafer Durmishi vepron si dhelpra qe i ka marr bishti flak dhe me te do me ia vu botës zjarrin. Xhafer Durmishin e brene ndergjegjja per krimin e vet, ndersa Ibrahim Kelmndi nuk ka ndergjegjje fare. Sepse ai edhe sot deklaron se ka qen shok i Jusuf Gervalles, edhe pse ate Jusufi e ka perzen si qenin.


    Hysen Gervalla duhewt te kerkon sqarime nga Sabri Novesella pse e ka dergua Xhafer Durmishin te Jusufi. Eshte habitshme pse e Sabri Novosella e qon nje njeri te dyshimt si Xhafer Durmishi te Jusuf Gervalla, kur nuk e ka njohur as vet sa duhet, dhe eshte habitshme pse Jusuf Gervalla e pranon kete individ te pa njohur dhe te dyshimt ne shtepin e vet. Jusufi ka pranua ne shtepin e vet edhe njerez te tjer te dyshimt si Sadik Blakajn e Fafredin Tafallarin qe nuk i njhte sa duhet dhe kjo deshmon se Jusufi ishte intelektual i madh, por se nuk kishte sens per pune ne ilegalitet. Po mos te kontaktonte me Kelemndin, Durmishin, Fahredin Tafallarin e Sadik Blaken dhe disa te tjer, ndoshta sot do te ishte gjalle. Jusufi eshte dashur te perdor Bardhin per nderlidhje dhe kurr mos te takohet me keta tipa bashibozuk.

    AntwortenLöschen

Kommentar veröffentlichen

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?