
Hysen Gega: KAM REFUZUAR TA VRAS JUSUF GËRVALLËN (1) Kosova Sot 28- 29 Mars 2012 Intervistoi: Reshat Sahitaj Vrasjet politike që Serbia i ka bërë mbi shqiptarët shumica mbetën enigmatike. Në diasporë, ndër të parët që pikën e fundit të gjakut ia dhuroi çlirimit të Kosovës në Bruksel ishte Vehbi Ibrahimi, i cili vritet më 10 tetor 1981, vrasja e të cilit ende sot mbetet enigmatike. Tre muaj më vonë, më 17 janar 1982, u vranë: Jusufi,Kadriu dhe Bardhoshi, po ashtu edhe ky krim politik ende mbetet enigmatik. Vrasja e tretë dhe e fundit u krye përsëri në Bruksel më 25 shkurt 1990, ku vritet Enver Hadri, por kësaj radhe policia antiterroriste belge i zbuloi tre vrasësit serbë. Javët e fundit, vrasja e Jusuf Gërvallës u riaktualizua si në debate televizive po ashtu edhe në medie elektronike dhe të shkruara. Deri më tani kemi lexuar disa versione të dëshmitarëve të gjallë : a) të Ibrahim Kelmendit sipas të cilit dyshohet së gisht në këtë vrasje mizore ka Riza Salihu; b) të Ri...