
Emin Fazlija: Në krye të LPK-së ishte spiuni “I.K.Sijalica” Nga Xhafer LECI: Flet eksluzivisht për Botapress ( 07.02.2014) , Emin Fazlija apo Emil Kastrioti! Xh.Leci: Baci Emin, luteni të prezantoheni për opinionin dhe të na flisni pak për biografinë dhe veprimtarinë Tuaj. E.Fazlija: Jam i lindur më 24 shtator 1937, në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës, nga prindërit: Haradin dhe Mihane Fazlja-Murtezi i martuar,babai i dy fëmijëve të rritur. Jetoj në Gjermani prej vitit 1970, ish i burgosur politik, i pensionuar në moshën e pleqërisë, 65 vjeçare Xh.Leci: Kush është Emil Kastrioti? E.Fazlija : Me humor, nuk e njoh fare dhe nuk e di a ekziston ky emër apo jo? Xh.Leci: Si nuk e njihni?!… Kur dihet se Ju jeni nënshkruar me këtë emër mëse 30 vjet ? E.Fazlija: Emil Kastrioti është emër i trilluar, pseudonim, të cilin e kam përdorë gjatë gjithë kohës të veprimtarisë time ilegale, kundër ...